Ballina Lajme Shqipëri Tiranë, sot mbushen 10 vjet nga protestat e vitit 2011, familjarët kërkojnë...

Tiranë, sot mbushen 10 vjet nga protestat e vitit 2011, familjarët kërkojnë drejtësi

Sot mbushen 10 vjet nga ngjarja e rëndë e protestës së “21 janarit”, ku katër persona të pafajshëm u vranë në bulevard, teksa opozita e asaj kohe protestonte kundër qeverisë Berisha.
Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika janë ata që u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës së Partisë Socialiste, që ishte atë kohe në opozitë. Ata sot kanë marrë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, familjarët përsërsin vazhdimisht apelin për drejtësi, shkruan TCH.

Ndërkohë së fundmi Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin e hetimeve për 21 Janarin me një letër-kërkesë drejtuar prokurorisë.
Burime për TCH thanë se policia dorëzoi në prokurori letër kërkesën, ku i kërkohet ri-ekspertim hetimor, një ditë para mbushjes së dhjetë viteve nga ngjarja e rëndë.
Në letër-kërkesë kërkohet ri-ekspertim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.
Kërkohet të kryhet ri-ekspertim i predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës, të ripyeten personat që kanë dijeni kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të gardës që ishte në shërbim në datën 21 janar. Gjithashtu në letërkërkesë kërkohet të ripyeten të afër të viktimave dhe dëshmitarë.
Sipas letër-kërkesës, kërkohet me anë të një shkrese IPSH-së nëse ka apo jo laborator për ekzaminimin kriminalistik në vendet e BE që të ekzaminohet predhat e gjetura.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ojq “Vizioni” dhuroi uniformat për Sh.M. “Sezai Surroi” Bujanoc

Sot në shkollën e mesme " Sezai Surroi " dhuruam uniformat për nxënësit e drejtimit të mjeksisë.Bashkarisht me kryetarin e KKSH z.Ragmi...

Të gjithë e shijojmë dhe na pëlqen aroma, por me siguri nuk i dinit këto 6 ‘sekrete’ të kafes turke

Të gjithëve na ndodh që dita jonë të nisë me konsumimin e një kafeje në mëngjes, kjo ndoshta na hap sytë dhe...

Ditë zie për Flori Mumajesin

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më të dashur të familjes, nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur...

Akademia e Shkencave të Shqipërisë vjen me tri vepra madhore albanologjike

Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes...