Thierry Henry largohet nga mediat sociale për shkak të racizmit

Bota Sport

Fituesi i Kupës Botërore të vitit 1998 tha se do të largohet nga mediat sociale për shkak të masave të pamjaftueshme kundër racizmit dhe ngacmimit kibernetik

Ish-ylli francez i futbollit Thierry Henry deklaroi se do të çaktivizojë platformat e tij të mediave sociale për shkak të masave të pamjaftueshme kundër racizmit dhe ngacmimit kiberentik, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Përshëndetje, njerëz. Nga nesër në mëngjes, unë do të largohem nga mediat sociale derisa njerëzit që kanë fuqi të rregullojnë platformat e tyre me të njëjtën forcë dhe ashpërsi që bëjnë aktualisht kur shkelen të drejtat e autorit”, shkroi ish-sulmuesi i Arsenalit dje në Twitter.
“Prania e madhe e racizmit, ngacmimit dhe torturave mendore nuk mund të injorohet. Duhet të ketë njëfarë përgjegjësie”, shtoi ai.
Henry deklaroi se është e lehtë të krijosh një llogari në rrjetet sociale për të “ngacmuar dhe shqetësuar” njerëzit.
“Derisa kjo të ndryshojë, unë do të çaktivizoj llogaritë e mia në të gjitha platformat sociale”, theksoi ai.
Henry ka 2,3 milionë ndjekës në Twitter dhe 2,7 milionë ndjekës në Instagram.
Një nga futbollistët më të mirë në histori, Henry, 43 vjeç, fitoi Kupën e Botës FIFA 1998 dhe titullin UEFA EURO 2000 me kombëtaren e Francës.
Ai poashtu fitoi kampionatin anglez në vitin 2002 dhe 2004 me Arsenalin.
Në shkurt, Henry dha dorëheqjen nga posti i tij si menaxher në CF Montreal.
CF Montreal është një klub i futbolli kanadez në Montreal, Quebec, por ekipi luan në Major League Soccer (MLS), divizioni i nivelit më të lartë të futbollit në SHBA dhe Kanada.