Ballina Lajme Kosova Thaçi paralajmëron fundin e karrierës politike, tregon se mund t’ia nisë një...

Thaçi paralajmëron fundin e karrierës politike, tregon se mund t’ia nisë një pune tjetër

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, ka treguar planet e tij pas përfundimit të mandatit si president i vendit.

Thaçi ka thënë se pas mandatit si president, ai do t’i kthehet familjes dhe jetës si qytetar jashtë politikes, ndonëse më parë kishte thënë se do të kandidojë përsëri për president të vendit.

“Unë mendoj se pas përmbylljes së mandatit, t’i kthehem vetvetes, t’i kthehem familjes. Do të japë kontributin tim gjithmonë për vendin, por si qytetar”, është shprehur Thaçi.

“Unë e kam menduar gjatë, vlerësoj se do t’i kthehem vetvetes. Do të bëjë ndonjë punë tjetër jashtë politikës”, ka thënë Thaçi.

Tutje, presidenti tha se largimi nga skena politike është emancipim dhe nuk duhet marrë si traumë.

“Asnjë lider nuk duhet ta merr largimin e një lideri nga skena politike si traumë, përkundrazi duhet ta merr si emancipim”.

Thaçi, gjithashtu tha se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk ka pasur më ndonjë aspiratë tjetër politike.

“Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, unë nuk kam ndonjë aspiratë politike”, shtoi Thaçi.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Boban Iliç u dorëzua në burg

Brenda afatit ligjor që Gjykata Themelore e Kumanovës e mori që i dënuari për shkeljen për vdekje të Almirit 4 vjeç, Boban...

Shkon në mbi 70 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 2.886 mostra të dyshuara me COVID-19

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...