Thaçi fillon sot konsultimet me liderët politikë, ja në sa ora nisin takimin me Kurtin

Kosova

Zyra e Presidentit ka konfirmuar se ftesat i janë dërguar të gjitha partive parlamentare për konsultim me presidentin Thaçi për hapat e ardhshëm, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.

Sipas Zyrës së Informimit të presidentit Thaçi, të gjitha subjektet politike e kanë pranuar ftesën për konsultime.

“Ftesa u është dërguar të gjitha subjekteve politike parlamentare, ku janë ftuar liderët e partive parlamentare për konsultime nesër dhe pasnesër”, kanë thënë në Zyrën e Presidentit.

Sipas tyre, presidenti Thaçi sot në orën 10:00 takimin e parë e ka planifikuar ta takojë për konsultime kryeministrin në detyrë, njëherit kryetar i VV-së, Albin Kurti, në orën 10:30 do të takojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kurse në 11:00 atë të PDK-së, Kadri Veseli. Ndërsa, nesër, presidenti Thaçi do t’i presë në takime të ndara konsultative kryetarin e AAK-së, Ramush Haradina j në orën 10:00, kryetarin e Listës Serbe në orën 10:30, kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj në orën 11:00 dhe përfaqësuesit e Grupit 6 Plus në orën 11:30.