Ballina Lajme Maqedonia Teuta Arifi: Spitali Klinik i Tetovës është përgatitur me 400 shtretër

Teuta Arifi: Spitali Klinik i Tetovës është përgatitur me 400 shtretër

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, thotë se pas paraqitjes së rastit të parë dhe më pas rritjes së numrit të të infektuarve me coronavirus, shtabi i krizave mori vendimet e nevojshme për të qenë të përgatitur në rast se numri i të infektuarve rritet.

Arifi thotë se Spitali Klinik në Tetovë është përgatitur me 400 shtretër dhe me kujdestari të plota. “Masat e Qeverisë respektohen, mirëpo ka edhe nga ato raste kur forcat e policisë është dashur të ndërhyjnë për mbyllje të ndonjë lokali ose të bëjnë arrestime”, thotë Arifi.

Ajo përmes rrjeteve sociale e ka falënderuar humanistin Halil Kastrati, i cili gjatë ditës së djeshme dhuroi 150 pako ushqimore për familjet në nevojë në Tetovë.

Arifi thotë se paralelisht do të vijojë edhe aksioni i Komunës së Tetovës me bizneset vendore për të ndihmuar në këtë kohë krize.

Ndryshe, deri tani në rajonin e Tetovës janë regjistruar 8 raste me coronavirus.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ozil lëndohet dhe frikëson të gjithë, mësohet sa do të mbetet jashtë fushave ylli turk

Mesut Ozil ka kompletuar javë më parë transferimin tek gjiganti turk Fenerbahce.Mesfushori turko-gjerman është pritur si mbret në Turqi, por ende nuk...

Nëntë llojet e dhimbjeve të trupit që lidhen me emocionet dhe gjendjen mendore

Një nga gjërat që mjekësia e vendeve perëndimore e injoron është lidhja mes trupit dhe mendjes sonë, shpirtit dhe emocioneve tona. Ndryshe...

Sot mot me diell dhe vranësira, vikendi me shi dhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare, më të theksuara...

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...