Tërmet në botën e futbollit, 12 klubet më të forta të europës krijojnë SUPERLIGEN duke kercënuar se do të largohen nga kompeticionet e UEFAs.

Bota Sport

Lajmi që po qarkullon se gjithçka është gati për një garë të re te futbollit

Ja si do te jetë formati i Super Ligës:

– 20 klube do të marrin pjesë, 15 klubet themeluese dhe pesë ekipe të tjera shtesë që do të klasifikohen çdo vit bazuar në performancën e sezonit të kaluar.

– Të gjitha ndeshjet do të luhen gjatë javës, të gjitha klubet do të vazhdojnë të garojnë në ligat e tyre përkatëse kombëtare, duke ruajtur kështu kalendarin tradicional.

– Sezoni do të fillojë në gusht me pjesëmarrjen e klubeve në dy grupe me nga 10, të cilët do të luajnë ndeshje vajtje-ardhje; 3 më të mirët nga secili grup do të kualifikohen automatikisht në çerekfinale. Skuadrat që përfundojnë të 4-të dhe 5-të do të luajnë një playoff shtesë me dy ndeshje

– Playoff me dy ndeshje do të luhen nga çerek-finalet për të arritur në finale, e cila do të luhet si një lojë e vetme në maj në një vend neutral.