Ballina Lajme Teodoroviq propozon rikthimin e testit PCR në kufi, preshevarët dhe bujanocasit fajtorë

Teodoroviq propozon rikthimin e testit PCR në kufi, preshevarët dhe bujanocasit fajtorë




Teodoroviq propozon rikthimin e testit PCR në kufi, preshevarët dhe bujanocasit fajtorë

Anëtari i Shtabit të Krizave, Dr. Branislav Tiodoroviq, deklaroi se ai do të kërkojë test të detyrueshëm për Kovid-19 për qytetarët kur të hyjnë në Serbi, sepse, siç thotë ai, qytetarët e Vrajës, Bujanocit dhe Preshevës kalojnë çdo ditë në Maqedoni ku situata po “vlonë”.

Eshtë e mundur që PCR ose testi serologjik të jetë i nevojshëm për të hyrë në Serbi. Unë do ta kërkoja atë edhe për të gjithë qytetarët tanë. Njerëz nga Vraja, Bujanoci, Presheva kalojnë çdo ditë në Maqedoni për të blerë karburant, për kontrabandë, tregti… e Maqedonia po vlonë nga koronavirusi. Sikur të qëndronin vetëm në vendin tonë, ata nuk do të kishin kontakt me të infektuarit dhe nuk do të përhapnin infeksionin. – thotë Tiodoroviq.

Ai njoftoi se një seancë e Shtabit të Krizave është caktuar për të Enjten për shkak të rritjes së papritur të numrit të njerëzve të infektuar.

– Nesër ne ndoshta do të vlerësojmë nëse do të prezantojmë disa masa për të mbrojtur veten. Kroacia ka një rritje të madhe, Bullgaria ka një rritje të tmerrshme, malazezët janë vazhdimisht në vendin e tretë të lartë. Kjo është arsyeja pse unë jam që askush të mos hyjë në Serbi pa një PCR negativ ose test serologjik – tha ai.

Artikulli paraprak“Zonja e Hekurt” është quajtur nga një gazetë ruse, Margaret Theçer, k/ministre e Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve 1979-1990. Vlerësimi “e hekurt”, shpreh me vërtetsi karakterin e paepur dhe qëndrimet e palëkundura të saj, gjatë tre mandateve të qeverisjes. Theçer dhe fill pas saj, president i SHBA-ve,Regan, ishin shtetarët e parë në botë ,që zbatuan me vendosmëri parimin vetërregullues të tregut dhe të shtetit të vogël, formuluar nga ekonomisti austriak, nobelisti, Fridrih Hajek. Theçer gjeti një shtet “të lodhur”,me probleme madhorë të pazgjidhur dhe në mbarim të mandatit të dytë, e ktheu Mbretërinë e Bashkuar në fuqi botrore të klasit të parë. Së bashku me Regan ,ishin protagonistë të rrëzimit të sistemit komunist.

40 vjet më pas, emërtimi ”zonjë e hekurt” është bërë “dekoratë morale”, tepër e vlerësuar për shtetaret femra dhe “Theçerizmi ,“ filozofi e arritjes së objektivave madhorë,përmes zbatimit të ideve novatore, të argumentuara shkencërisht. Kjo parantezë merr shkak nga krijimi në fb i grupit ”Zonja e Hekurt Jozefina Topalli.” Që Theçer ishte e para dhe e vetmja grua k/ministre e Mbretërisë së Bshkuar dhe z.Topalli e para dhe e vetmja grua kryetare e parlamentit shqiptar,nuk përbën arsye që mes tyre të hiqen paralele ngjashmërie,qoftë edhe në kuptimin figurativ.

Në vitin 1975 Theçer sfidoj kryetarin e partisë ,Eduard Hith, në garën për kreun e partisë konsevatore dhe fitoj. Spikati si k/ministre e vendit të saj,si pak kush tjetër.Ndryshe nga Theçer, z.Topalli, postet partiake dhe shtetrore nuk i mori me konkurim, as me arritje të mbreslënse , por e emëruar nga Sali Berisha. Ajo nuk guxoj kurrë,të sfidonte Berishën për kreun e PD-së. Edhe pas largimit të tij nga ky post, nuk garoj për këtë vend të rëndësishëm, duke pranuar me këtë qëndrim, se i mungonte klasi për të qenë lider. Pinjolle e një familje qytetare shkodrane, e njohur për kontribute atdhetare ,ardhja e z.Topalli në deyrën e n/kryetares së PD-së, u mirprit nga elektorati i djathtë. Prej saj priteshin qëndrime, që të çonin më djathtas vijën politike të PD-së.

PD, PS,ishin fajtorë në proçesin ,shumë të rëndësishëm të kthimit të pronave; në lejimin e qëllimshëm të “lëvizjes së lirë”,shoqëruar me pushtimin banditesk ,të pronave private dhe shtetrore . Ato e thelluan fajin përmes legalizimit të pronave të grabitura, duke u bërë bashkëfajtorë me dhunuesit. Në pamundësi të anullimit të ligjit famkeq 7501, nga z.Topalli kërkohej marrja e hapave ligjorë për amendimin e tij, me objektiv minimal, përmirsimin e treguesve të tillë si , përjashtimi i paligjshëm nga e drejta e ponësisë i trashgimtarëve, që kishin jetuar në qytet; nxjerrja e akteve nën ligjore, që të lehtësonin rikthimin e pasurive imobiliare tek ish pronarët; kompensim të ish pronarve me sipërfaqet e fituara nga hapja e tokave të reja . Asnjë përpjekje nga z.Topalli për këtë çështje, që cënoi rëndë interesat ligjore të shtresës, që ajo përfaqsonte.

Në v.2011, zv/kryeministri Meta, u kap “mat” në aferë të pastër korruptive, akt, që çoj në demonstratën e përgjakshme të 21 Janarit ,me katër të vrarë dhe 22 të plagosur.Si figurë e dytë e partisë në pushtet dhe e shtetit, z.Topalli duhej të kërkonte me forcë,atë,që nuk donte të bënte Berisha : Zgjedhje parlamentare të parakohshme . Në rast mospranimi, të dorhiqej nga funksionet partiake dhe shtetrore.Ky do të ishte qëndrimi një shtetari të “hekurt,” që nuk bën lëshime me parimet për hir të pushtetit. Do të ishte një akt emancipues për gjithë politikën shqiptare dhe një test serioz , që do ti mundësonte z.Topalli të çfaqej me pfrofilin e “shtetarit ndryshe”, aq të shumëpritur nga shoqëria jonë. Por z.Topalli ju shmang testit, u konformua me fajtorët, duke provuar sërish, që nuk ishte prerë për “role të kryesore .”

Sa për krijimin e një partie të djathtë, bazuar në parimet e konservatorizmit europian, nuk besoj që zonjës Topalli ti ketë shkuar ndër mënd. E ku më mirë se në Shkodër mund të formohej një parti e tillë ? Kryebastion i paepur i qëndresës antikomuniste, djep i kulturës, arsimit, qendër e katoliçizmit shqiptar ,me personalitete të shquara në të gjitha etapat e historisë kombëtare, Shkodra ishte qyteti ideal për këtë lëvizje madhore.

Krijimi të “Djathtës së Bashkuar Shkodrane” ,pavarsisht dështimit, ishte hapi i pare,për të kaluar në të ardhmen e afërt, në krijimin e të “Djathtës së Bashkuar Shqiptare’, që kish mundësi reale të ndryshonte pozitivisht, raportin e forcave politike në Shqipëri . Por punët e mëdha Zoti nuk i ka bërë për vdektarët e zakonshëm. Z.Topalli nuk kish përse “ti hynte detit në këmbë,” kur pa mund e përpjekje,falë origjinës dhe kontributeve historike të qytetit të lindjes, kish kapur kreun e PD-së dhe të legjislativit shqiptar. Z.Topalli nuk mundi të dallohej as në planin etik.

Në Kuvendin e Shqipërisë, ku komunikimi mes palve shkon përtej vulgaritetit , z.Topall duhej të shkëlqente, me sharmin, delikatesën dhe gjithçka tjetër, që vjen nga feminiliteti i një zonje të edukuar dhe të kulturuar. Por zgjodhi të bënte ‘të fortin”, duke u shndrruar në “variantin femëror “ të Sali Berishës. Shprehjet “monumentale” të saj , “të marr për zhelesh dhe të flak jashtë” dhe ”ka faj Sali Berisha që nuk i dha një një plumb ballit” ( bëhej fjalë për Gramoz Ruçin), do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut, si manifestim i arrogancës së pushtetit.

Por konformimi me pushtetin, nis me paraardhësin e z.Topalli, Pjetër Arbnorin dhe deputetët e tjerë të djathtë të PD-së, të legjislaturës 1992-1996 ,që nuk guxuan të kërkonin abrogimin e ligjit 7501.Në një takim në Vlorë me ish të përndjekur politikë dhe anëtarë të shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Arbnori do të deklaronte pa ju dridhur qerpiku, se PD, nuk do ti kthente tokat bijve të ish pasanikve të Vlorës dhe Shqipërisë, që fshatari shqiptar ,të mos mbetej qeraxhi në tokën që kish punuar tërë jetën. Fliste kështu, jo një komunist, por “ Mandela shqiptar.” Por nënshtrimi, sevilizmi, mungesa e identitetit, konformimi i paprinciptë me pushtetin për interesa vetjake, nuk janë të vlerësuara dhe një ditë ndëshkohen. Kjo ndodhi edhe me “dy shkodranët e shquar.” Kur nuk ju deshën më, Berisha i largoj. Arbnorin e vendosi në një zonë të vështirë ,ku humbi dhe doli pa lavdi nga skena politike, dërsa z.Topalli nuk u caktua në listat

Në pozicionin aktual ligjërimi politik i z.Topalli , është i analistit, në dukje mbi palët, që gjykon veprimet e tyre sipas këndvështrimit të tij. Por e kompromenton paanësinë me qëndrime të pajustifikuara. Mos marrja pjesë në mbledhjet e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku është anëtare; mos plotsimi i dokumentacionit tip , për të kandiduar si deputete e PD-së, dhe veçanrisht , kushtëzimi i pjesmarrjes së saj në PD, me largimin e z. Basha, flasin qartë se, z.Topalli është pozicionuar kundër PD-së, opinion, që zonja e “gëzon”prej zgjedhjeve të v.2017.

Z.Topalli duket që e vuan jo pak ,mungesën e vëmëndjes së mediave dhe publikut, që dikur ja mundësonte posti shtetror, ndaj për kompensim i është drejtuar fb. Vlerësimet e fansave të saj si, Sharmantja, zonja e hekurt Jozefina Topalli; E gjithë Shqipëria me ju; Për 14 ditë rrëzojmë Edi Ramën dhe të tjera vlerësime me superlativa, nuk janë serioze. Pesonalitet nuk të bën fb dhe komplimentet e fansave.

Z.Topalli e pati mundësinë e ushtrimit të pushtetit publik, për 17 vjet dhe tregoj që ishte larg formatit, moral dhe intelktual të një personaliteti. Edhe qëndrimi aktual i saj ,nuk është i një personaliteti ,përkundrazi. Antipodi i këtyre qëndrimeve të z.Topalli janë kolegët e saj , ish deputetë të PD-së, Selami Xhepa, Preç Zogaj ,Besnik Mustafaj, dhe të tjerë të larguar nga PD-ja, si antikonformistë dhe kontestues të autoritarizmit të Sali Berishës. Ata janë figura të njohura dhe vlerësuara të jetës publike, mbështetës seriozë të PD-së dhe principeve të djathta, mbrojtës të vendosur të interesit publik, pa patur nevojë për poste publike dhe simpatizantë në fb.

Ndaj , asgjë të “ hekurt” nuk ka biografia politike e z.Jozefina Topalli. Asgjë nga guximi,,vizioni largpamës, shoqëruar me formimin solid politik dhe parametrat e tjerë, të një lideri të shquar, si Margaret Theçer. Si pjesë e historisë politike të shtetit shqiptar ,z.Topalli , ka të sigurt që do figurojë ,vetëm statistikisht : Jozefina Topalli , Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë dhe kronologjikisht : e legjislaturës 2005 -2009 dhe 2009-2013.”
Artikulli tjetër“Zonja e hekurt” Jozefina Topalli
- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

6 arsyet pse matematika është e rëndësishme

Ndërkohë që disa fëmijë shqetësohen për të bërë mësimet e matematikës dhe praktikën, ju si një i rritur e dinë se është...

Opinion nga akademiku Artan Fuga

Gjuha e huaj është mjet për ta sunduar tjetrin! Përtej anës humoristike, çështja e gjuhës turke në sistemin arsimor shqiptar është shumë...

“Kundër patriarkatit që vret”, marshohet në Prishtinë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas është  marshuar në sheshet e kryeqytetit.Marshi organizohet nga...

Premtimi i parë i presidentit të Barcelonës: Messi do vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta mori dje postin dhe në fjalimin e tij të parë, i entuziasmuar tha se si objektiv kryesor...