TË SHTUNËN NË PRESHEVË PËRURIM LIBRI DHE ORË LETRARE

Sociale


Lajmërohen të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), se të shtunën më 05.06.2021, prej orës 11.00, do të përurohet libri ““MENAXHIMI I SHKOLLËS” i Prof. Dr. Shefki Selami.
Libri përurohet në kuadër të Universitetit Internacional të Novi Pazarit” –dega në Preshevë.
Pas përurimit të librit, do të ketë orë letrare nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks, përkatësisht nga Karvani i Shkrimtarëve i Luginës”, i cili organizohet në bashkëpunim me Universitietin në fjalë.
Të gjithë krijuesit të kenë me vete maska mbrojtëse.
Ejani ta nderojmë librin dhe kulturën letrare në përgjithësi…
Bilall Maliqi, kryetar