Të rinjtë tregojnë se si kursyen 13 mijë paund për 6 muaj dhe blenë një shtëpi

Bota Lajme


Një çift të rinjsh ka treguar sekretin e tyre se si arritën të hiqnin mënjanë plotë 13 mijë paund për gjashtë muaj. Me këto para ata bëjnë me dije se blenë shtëpinë e tyre.
Në fakt, nuk është dhe aq sekret. Ata kanë jetuar për gjashtë muaj si mos më keq, duke ndjenjur falas tek shtëpitë e të afërmve, miqve e familjarëve të tyre. Gjithashtu të rintjë kanë përfituar nga skema “Ndihmo dhe bli” e qeverisë, e cila lejon të rinjtë të marrin kredi hipotekore në vlerën 5%.
Tani, rreth një vit më vonë, ata janë pronarë krenarë të një banese 3 katëshe, me vlerë 222 mijë e 995 paund, pranë Birmingamit, në Britaninë e Madhe. Të rinjtë për mbi 6 muaj i privuan vetes çdo lloj luksi, siç janë vaktet jashtë shtëpisë, veshjet e shtrenjta, kafetë e gjithçka, në mënyrë që të mund të krijonin një depozitë të vogël parash, për të përfituar nga skema e qeverisë për hipotekën me vlerë të ulët.