Të pathënat e hapjes së pikës kufitare Miratoc – Llojan

Lajme Lugina

Shkruan Nexhat Behluli, gazetar, opinionist dhe themelues i mediumit “Spektri” Bujanoc

EKSKLUZIVE 📡📡

  • Hapja e pikës kufitare “sporadike” në mes të Serbisë dhe Maqedonisë në vendëkalimin Miratoc ↔️ Llojan kurrë më parë nuk ka qenë më afër dhe kurrë me parë nuk është Lobuar në kaq nivel të lartë n’mes dy shteteve.
  • Kjo punë ju është besuar një Politikani Shqiptarë nga Shkupi përndryshe zyrtarë i lartë në Qeverinë e Maqedonisë dhe ai për momentin po shënon përparim në detyrën e pranuar sepse edhe mirë është i motivuar, nëse këtë projekt e përmbyllë para 28 Marsit ai do të shpërblehet me 50 mijë €uro dhe një banes 92 M’2 në qytetin e Shkupit, Lagjja Butel 1.
  • Pika Kufitare “sporadike” Miratoc ↔️ Llojan do të hapet vetëm përkohësisht dhe prap do të mbyllet 3 deri 5 javë pas mbajtjes të zgjedhjeve sepse punimet infrastrukturore me standarde bashkohore shpresohet të fillojnë pas përfundimit të pandemisë dhe investimet do të mbulohen nga fondet e Bashkimit Europian.
  • Për këtë fazë Komuna e Preshevës është zotuar ti siguroje 2 kontejner që do të instalohen në vendëkalim si dhe rregullimin e infrastrukturës me kushte minimale.
  • Fjalën e fundit për hapjen e përkohshme të këtij vendëkalimi kufitar sporadik pritet ta jape ose refuzoje Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i cili deri tash e ka anashkaluar duke e sqaruar se ky vendëkalim me frekuentim të ulët udhëtarësh nuk i arsyeton harxhimet e mëdhaja finansiare për sistemimin e personelit policorë, doganorë dhe inspekcionit fito-sanitar.
    P.S. Të dhënat e lartëpërmendura janë burim i
    TV Spektri nga një kolegë gazetarë prej Shkupit
  • Përcjellja e kësaj ngjarje vazhdon edhe ditët në vijim por me detaje të reja 📡📡
    (Lejohet shpërndarja) ….”