Ballina Shëndetësia Të mësojmë të deshifrojmë vizatimet e fëmijëve

Të mësojmë të deshifrojmë vizatimet e fëmijëve

Mësoni të deshifroni vizatimet e fëmijëve dhe njihni më mirë personalitetin e brendshëm të fëmijës suaj. Vizatimet e fëmijëve tregojnë kaq shumë mbi gëzimet, frikërat, ëndërrat, makthet dhe shpresat e fëmijëve, por gjithashtu ofrojnë një vështrim të paçmuar mbi personalitetin e tyre.

Fëmijët e fillojnë proçesin e vizatimit që nga momenti kur rriten aq sat ë mbajnë një laps në dorë dhe ta vendosin mbi letër. Për të vegjëlit vizatimi përfaqëson një aktivitet të natyrshëm, që zakonisht i dëfren ato. Ata vizatojnë në mënyrë që të shprehin emocionet e tyre, sepse nuk dinë ti shprehin ndjesi të ndryshme nëpërmjet fjalëve. Ata shprehin frikërat, gëzimet, ëndrrat, makthet dhe shpresat nëpërmjet vizatimit, dhe na lënë të kuptojmë lidhjen e tyre me botën, objektet dhe personat në jetën e tyre.

Vizatimi është një komunikim, dhe arti i fëmijëve përfaqëson një pasqyrë të personaliteteve të tyre. Vizatimet e tyre janë unike dhe na japin informacion preçiz rreth artistëve të rinj.

Çdo prind shpreson të gjejë kuptim në vizatimin e fëmijës së vet. Ndonjëherë vizatimet janë thjesht vizatime, ku spikat dëfrimi i tyre në një copë letër. Por ndonjëherë, interpretimi i vizatimit të një fëmije zbulon shtresa të thella të mendimeve dhe ndjenjave të tij.

Kështu, mos lexoni shumë në një vizatim, por lejoni fëmijën t’ju tregojë çdo të thotë ky vizatim për të. Bëni pyetje, si për shëmbull “çpo bëjnë njerëzit në këtë vizatim?” dhe kësisoj mund të zbuloni gjëra nga fëmija që mund të mos jeni në gjendje ti shihni vetë.

Stadet e Vizatimit

Ekzistojnë Tre stade të vizatimit të fëmijëve: Stadi i Zhgarravitjes, Stadi Pre-Skematik, dhe Stadi Skematik.

1. Stadi i Zhgarravitjeve (2-4 vjeç)

Në këtë stad, nuk ka realizëm në vizatime, në shumicën e rasteve janë vetëm shenja në një fletë letre. Mund të duket sikur aty nuk ka asgjë, por ndonjëherë fëmijët krijojnë diçka që quhet “realizëm i rastësishëm.” Do të thotë që kur vizatimi përfundon, mund të arrini të shihni disa forma që mund të ngjasojnë me një shtëpi ose makinë.

2. Stadi Pre-Skematik (4-7 vjec)

Në këtë stad, fëmijët përpiqen të krijojnë gjëra që i shohin me sytë e tyre. Mund të vizatojnë gjërat më të thjeshta, si fytyra, makina, njerëz, kamione, pemë, kafshë ose shtëpi. Zakonisht nuk ekzistojnë detaje realiste në këto vizatime. Në fund të këtij stadi, ata fillojnë të shtojnë gjëra që përshkruajnë idetë e tyre si lule para shtëpisë ose rroba në personat e vizatuar.

3. Stadi Skematik (7+ vjeç)

Në këtë stad fillojnë të dalin në pah skemat. Për shëmbull, vizatimi i detit mund të përfshijë pulëbardha, yje deti, topin e plazhit, njerëz me kostum plazhi, etj. Mund të shtohen fjalë ose simbole për të dhënë mesazhe që shpjegojnë vizatimin. Vizatimet e njerëzve përfshijnë më shumë detaje. Ka më shumë thellësi dhe realizëm, dhe mund të përfshihet përdorimi i këndvështrimeve të reja.

Gjinia dhe preferencat e ngjyrave

Ekzistojnë disa ndryshime në mënyrën se çfarë dhe si vizatojnë vajzat dhe djemtë. Vajzat zakonisht vizatojnë forma të rrumbullakëta, përfshirë lule, zemra, ndërsa djemtë vizatojnë vija më të drejta dhe përdorin kuti, makina, autobuse, etj. Në përgjithësi, ekziston një tendencë tek fëmijët për të vizatuar gjininë e tyre.

Gjithashtu, disa studjues kanë raportuar se vajzat kanë prirje të përdorin më shumë ngjyra për çdo vizatim se djemtë, me preferencë për ngjyra më të ngrohta (psh. rozë) dhe se djemtë demostrojnë preferencë për ngjyra më të ftohta (psh. blu).

Zgjedhja e ngjyrave mund të jetë domethënëse:

  • Ngjyra e zezë dhe vjollcë sugjeron dominancë, dhe mund të favorizohet për përdorim nga një fëmijë që është relativisht kërkues. Ngjyra blu është popullore tek fëmijët që kanë një natyrë të kujdesëshme dhe shijojnë shoqërizimin me njerëzit e tjerë.
  • Ngjyra e kuqe është ngjyra e eksitimit e ngazëllimit, mund të përdoret veçanërisht nga fëmijë që nuk duan të humbasin asgjë. Është gjithashtu ngjyra e preferuar e shumicës së fëmijëve që vizatojnë.
  • Ngjyra Rozë tregon një nevojë për dashuri dhe vlerësim, dhe preferohet nga vajzat.
  • Ngjyra jeshile është ngjyra e atyre që preferojnë të jenë ndryshe, u pëlqen hapësira dhe janë inteligjentë dhe artistikë.
  • Ngjyra e verdhë gjithashtu demostron inteligjencë dhe natyrë diellore.Pozicioni i vizatimit në letër

Kur flasim për pozicionimin e vizatimeve në letër, ana e majtë e fletës tradicionalisht lidhet me të kaluarën dhe edukimin e kujdesin. Shoqërohet me mamanë.

Ana e majtë lidhet me interest ë së ardhmes, dhe nevojë për të komunikuar. Shoqërohet me baballarët.

Një fëmijë që vendos një vizatim të madh dhe të dukshëm në faqe konsiderohet të jetë i mirë-balancuar dhe i sigurtë, ndërsa në të kundërt, figurat e vogla të vizatuara në cepin e fundëm të faqes ose në fund të faqes, shprehin ndjenja pasigurie dhe papërshtatshmërie.

Çfarë emocionesh zbulojnë vizatimet e tyre?

Shumë emocione shpalosen nga vizatimet e femijëve tuaj, por mos dilni në konkluzion rreth tyre derisa fëmija vetë t’ju shpjegojë atë që ka vizatuar.

Gjithsesi ekzistojnë disa tregues që mund të zbulojnë atë çka vërtet ndjen një fëmjë.

  • Vizatimet e detajuara e të kujdesëshme shpalosin një fëmijë që ndjen nevojën të përpiqet e të luftojë shumë.
  • Figura të forta e të guximshme, veçanërisht nëse janë pranë njëra-tjetrës, mund të sinjalizojnë stres, ndjenja të forta, vendosmëri ose zemërim, ndërsa figura më të buta sugjerojnë një natyrë të butë.
  • Cilësia e vijës mund të jetë gjithashtu domethënëse – një figurë e vizatuar me vija të lehta, të thyera e të luhatshme, shpalos një fëmijë të pasigurtë dhe hezitues që mendohet ndërsa bën gjërat. Në të kundërt, vijat e lira, të forta dhe të vazhdueshme shprehin vetë-besim dhe ndjesi sigurie

Kur vizatohen figura, madhësia si dhe madhësia relative e figurave të vizatuara është domethënëse, ku figurat më të rëndësishme ose dominante vizatohen më të mëdha.

Mungesa e krahëve ndonjëherë interpretohet si shprehi e ndjenjës së turpit, një shenjë e fëmijëve jo-agresivë, ndërsa ekzagjerimi i madhësisë së duarve shihet si simbolizim i tendencave agresive në rast se figura është një vetë-portret. Njëkohësisht, këmbët e vogla shihen si shenjë e pasigurisë – një themel jo i qëndrueshëm.

• Fëmijë impulsiv: Figura të mëdha, pa qafë, dhe asimetri gjymtyrësh.
• Fëmijë anksioz: Re, shi, zogj që fluturojnë, figura pa sy.
• Fëmijë i turpshëm: Figura të shkurtra, pa hundë e pa gojë, figura të vogla dhe krahët shumë afër trupit.
• Fëmijë i zemëruar: Duar dhe dhëmbë të mëdhënj, krahë të gjatë, sy të kryqëzuar.
• Fëmijë i pasigurtë: Figura monstruoze, koka të vogla, pa duar, figura të shtrembëra e të pjerrëta.

Si të inkurajoni vizatimet e fëmijës suaj?

Të mësoni të interpretoni dhe të deshifroni vizatimet e fëmijëve tuaj mund të rezultojë shumë e dobishme për ju si prindër.
Përvojat artistike ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë pavarësinë brenda kufinjve, dhe u jep atyre mundësinë të prezantojnë idetë e tyre në letër ose formate të tjerë. Më e rëndësishme, shprehjet krijuese lejojnë fëmijët të hyjnë në kontakt me magjinë e imagjinatave të tyre, në fund të fundit, kjo do të thotë të jesh fëmijë.

Ja disa gjëra që mund të bëni për të inkurajuar fëmijët tuaj të vizatojnë më shumë:

  • Bëjeni artin pjesë të rregullt të kohës së lojës. Ofrojini mjete të ndryshme vizatimi si lapsa të mëdhenj, lapsa të trashë, markera me ngjyra. Ndonjëherë ndihmon fakti nëse ngjisni letrën në tavolinë në mënyrë që të mos rrësqasë kur fëmija vizaton.
  • Nuk ka nevojë për udhëzime. Lejojeni fëmijën tuaj të eksperimentojë, eksplorojë dhe të shprehë krijimtarinë e vet në mënyrën e vet. Fëmija i pavarur ka nevojë të ndjejë vetëbesim, të ndjehet kompetent dhe i zgjuar.
  • Vëreni proçesin, jo vetëm produktin. Merrni pjesë në proçesin e tyre të vizatimit, në vend që thjesht ti bëni komplimente suksesit të fëmijës. Ndihmoje të vizatojë disa gjëra më të komplikuara, ose zgjidhni bashkë ngjyrat e përshtatshme për një shtëpi ose një pemë.
  • Përdorni artin për të ndihmuar fëmijën tuaj të shprehë ndjenjat e forta. Nëse fëmija juaj ndjehet i zemëruar, ndihmojeni atë ti shprehë këto emocione duke vizatuar një figurë shumë të zemëruar.
  • Demostroni shkrimin dhe vizatimin e fëmijës suaj. Në këtë mënyrë fëmija e di se puna e tij/saj vlerësohet
- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Deputetja e PDK- së Ganimete Musliu ia tregon “vendin” Sali Berishës

E di qe në këtë kohë kur po përballemi me dy goditje të rënda siç janë; pandemia në njëren anë dhe gjykata...

Vendimi për mbylljen e xhamive nuk vlenë për xhamitë e Preshevës,ibrahim ef.Ahmeti

Eselamu Alejkum Të dashur vllezër dhe motra, pas qarkullimit të një lajmi nëpër disa portale dhe pas pyetjeve tuaja...

Trump: 99% e rasteve me koronavirus janë plotësisht të padëmshme

Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën pa pasur prova konkrete se 99% e rasteve të koronavirusit “janë krejtësisht të padëmshëm” gjatë...

E padëgjuar në Shkup, grabiten rreth 1 milion euro në një shtëpi

HomeKryesoret E padëgjuar në Shkup, grabiten rreth 1 milion euro në një shtëpi