Ballina Lajme Shqipëri Të gjithë të barabartë ndaj koronavirusit? Namik Dokle: Mashtrim dhe hipokrizi

Të gjithë të barabartë ndaj koronavirusit? Namik Dokle: Mashtrim dhe hipokrizi

Ish nënkryetari i Parlamentit shqiptar dhe për shumë vite deputet i Partisë Socialiste, Namik Dokle, analizon zhvillimet që lidhen me koronavirusin dhe thotë se ajo që po ndodh me trajtimin e njerëzve është mashtrim dhe hipokrizi duke vlerësuar se është gënjeshtër e madhe se në këtë pandemi të gjithë janë të barabartë.

Ndër të parët që foli për këtë  pseudobarazi ishte Bill Gates. Pas tij qindra dhe mijëra të tjerë kudo në botë.

“Është mashtrim dhe hipokrizi. Jemi të barabartë kur virusi na prek, por tërësisht të pabarabartë në luften kundër tij, në kurim, thotë Dokle, babai i mjekes së njohur Anika Dokle.

Këtu ai citon dhe një mjeke në Itali, një nga mijëra bluzat e bardha që po luftojnë me Covid-19: “Dybala, ka dyshim, – i bëhet testi. Zingaretti- temperatura 36,- i bëhet testi, Borrelli- pak pa qejf,- i bëhet testi, Maldini, asimptomatik,- i bëhet testi, Papa- ftohje e lehtë,- i bëhet testi. Qytetari i thjeshtë, – temperatura 38,- presim. Infermieri- temperature e lartë,- telefonojnë kur të vdesë”, evidenton z.Dokle mënyrën si po procedohet me identifikimin e të infektuarve, me qëllim kujdesin ndaj tyre. 

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

E rëndë/ Vdes minatori 49-vjeçar në Bulqizë, mbeti i bllokuar nëntokë (Emri)

Një minator ka ndërruar jetë sot në Bulqizë. Raportohet se ai u bllokua në thellësi të galerisë, duke mbetur në nëntokë.Viktima është...

Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda sot ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.Pas aksionit të sotëm...

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Pavarësia është e pakthyeshme

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën...

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” Preshevë

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë. Komuna e Preshevës - Shtëpia e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë...