Ballina Lajme Bota Të burgosurit tentojnë të arratisen prej koronavirusit, 23 ndërrojnë jetë nga përleshjet...

Të burgosurit tentojnë të arratisen prej koronavirusit, 23 ndërrojnë jetë nga përleshjet e dhunshme

Në burgjet e Kolumbisë shpërthyen trazirat e dhunshme nga frika e përhapjes së Covid-19 në dhomat e paraburgimit.

Një i burgosur në Bogota tha për ‘France24’ se burgjeve i mungojnë masat më themelore të higjenës, ndërkohë që pjesa tjetër e vendit është izoluar në përpjekje për të shmangur përhapjen e infeksionit.

Më 21 mars u zhvilluan trazira të koordinuara në 13 qendra paraburgimi në të gjithë Kolumbinë.

Përleshjet më të dhunshme ndodhën në La Modelo, një nga burgjet më të mëdha dhe më të rrezikshme në kryeqytetin e Bogotës. Si pasojë, 23 të burgosur ndërruan jetë dhe 90 persona, përfshirë shtatë roje u plagosën.

Disa të burgosur u përpoqën të arratiseshin dhe pamjet e përplasjeve të dhunshme janë publikuar në rrjete sociale.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...

Hallat dhe tezet i duan nipërit dhe mbesat njësoj si fëmijët e tyre

Tezet i trajtojnë nipërit e mbesat njësoj si fëmijët e tyre dhe nuk është e vështirë të futesh në një situatë të...

Osmani flet pas takimit me Lajçak: S’do të lejoj që të negociohet me kufijtë e Kosovës. Me Serbinë të trajtohemi si shtete të barabarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një konferencë për mediat pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirsolav...