Ballina Lajme Bota Tashmë thuhet se Irani bëhet shteti i gjashtë në botë, me...

Tashmë thuhet se Irani bëhet shteti i gjashtë në botë, me mbi 3000 viktima të koronavirusit

Republika Islamike e Iranit është bërë shteti i gjashtë në botë me mbi 3000 viktima të koronavirusit, pas Kinës, Italisë, Spanjës, Francës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi raportoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 138 viktima, duke e çuar në 3036 shifrën e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi.

Për vetëm një ditë, në Iran gjithashtu u konfirmuan 2987 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i tyre tashmë ka shkuar në 47 mijë e 593 persona, shkruan “The Guardian”.

Kiuanoush Jahanpour, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se 3871 pacientë ndodhen në gjendje kritike dhe 15 mijë e 473 të tjerë tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Irani është vendi me më së shumti raste të koronavirusit në Lindjen e Mesme. Udhëheqësit e këtij shteti disa ditë më parë e refuzuan ndihmën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara për ta luftuar përhapjen e pandemisë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.Kurti në një konferencë për...

Përshëndetje nga Gjermania: Një Lajçak për Serbinë

Nga Baton HaxhiuKandidati për kryeministër, Albin Kurti, bëri shtetarin duke përkujtuar një moment mesjetar të Besëlidhjes së Madhe, të epokës së Skënderbeut....

Përshëndetje nga Gjermania: Një Lajçak për Serbinë

Nga Baton Haxhiu Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bëri shtetarin duke përkujtuar një moment mesjetar të Besëlidhjes së Madhe,...

Premier Liga angleze, ndeshjet e xhiros së 29-të

Pas 26-të xhirosh, “Djajtë e Kuq” gjenden në vendin e dytë në tabelë, me 14 fitore, tetë barazime dhe katër humbje, duke...