TAKIM ME NXËNËSIT E SHKOLLËS FILLORE “MIGJENI” NË CARAVAJKË, PARALELJA E NDARË NË MAXHERE DHE NË ILINCË

Lajme Lugina



Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Faniks”(Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), Bilall Maliqi, vizitoi paralelet e ndara të shkollës fillore “Migjeni” në fshatin Maxhere dhe në fshatin Ilincë.
Arsimtari, Fatrmir Ahmeti i njoftoi nxënësit lidhur me rëndësinë e takimit të sotëm me shkrimtarin, Bilall Maliqi, dhe i dëshiroi mirëseardhje.
Kryetari, Maliqi zhvilloi një orë letrare dhe një bashkëbisedim me këta pak nxënës, të cilët më parë nuk kishin pasur rastin të njihen me kryetarin e Shoqatës, me veprimtarinë e kësaj shoqate dhe për aktivitetet e saj.
Duke e ditur se kohë më parë Karvani i Shkrimtarëve i Luginës pati zhvilluar një aktivitet në shkollën fillore në qendër, por për shkak të neglizhencës së drejtorisë, ata nxënës nuk ishin të pranishëm në atë orë letrare, kështuqë kryetari Maliqi i vizitoi këta nxënës, zhvilloi një orë letrare me ta, duke lexuar poezi për fëmijë nga opusi i tij krrijues.
Pati edhe recitime dhe këngë nga nxënësit e këtyre dy paraleleve, të clët e bënë madhështore këtë takim me shkrimtarin Maliqi.
Në fund, shkrimtari, Bilall Maliqi, u dhuroi nga një libër dhe nga një stilolaps të shtatë nxënësve të këtyre dy paraleleve…