Ballina Uncategorized Tahiri akuzon LDK-në e LVV-në për keqmenaxhim në Prishtinë, thotë se kësaj...

Tahiri akuzon LDK-në e LVV-në për keqmenaxhim në Prishtinë, thotë se kësaj epoke po i vije fundi

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, akuzon LDK-në e LVV-në për keqmenaxhim në Prishtinë.

Sipas Tahirit këto dy parti nuk kanë arritur që t’i zgjidhin problemet elementare në kryeqytet.

“Mbi 20 vite keqqeverisje, degradim e mashtrim me qytetin e Prishtinës. Çfarë do të duhej të ishte modeli i progresit e shembulli për t’u ndjekur gjithandej Kosovës, kryeqyteti ynë, ende ka probleme elementare me ujë e kanalizim”, tha ai përmes një postimi në “Facebook.

Tahiri thotë se LDK-ja e LVV-ja nuk kanë pasur pasion ndërtimin e Prishtinës dhe që sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme lokale kësaj epoke do t’i vijë fundi.

“LDK-ja dhe Vetëvendosja që qeverisën me Prishtinën deri më tani, nuk kanë treguar as kokrrën e pasionit për t’iu dhënë zgjidhje meritore problemeve, për shkak të pasionit të madh për t’ia zënë frymën qytetit me ndërtime e mbi ndërtime. Kësaj epoke të mashtrimit e keq menaxhimit, duhet t’i vijë fundi në zgjedhjet e ardhshme lokale”, thekson ai. 

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Po vjen Organi i Përkohshëm, me të bashk edhe Pllakat e Betonit

Po vjen Organi i Përkohshëm, me të bashk edhe Pllakat e Betonit Në një kohë kur është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, në...

14 të vdekur dhe 555 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.340...

Protestë në Beograd për shkak të masave të reja nga Shtabi i Krizave

Për shkak të masave të reja të Shtabit të Krizave, të cilat hyjnë në fuqi të Premten, disa qindra njerëz u mblodhën...

“Këtu duan vetëm lekë”, flet motra e 60-vjeçarit që u hodh nga “Shefqet Ndroqi”

Pak ditë më parë, një pacient i infektuar me Cvid 19, Leonard Skabona, ish-i përndjekur politik, i dha fund jetës, duke u...