Super liga/ Sherr i madh në ndeshjen Bylis-Laçi, grushte mes lojtarëve

Sport

Luhet Bylis-Laçi për javën e 19 të kategorisë Superiore. Laçi përballet me Bylisin në “Adush Muça” dhe ndeshja është aktualisht me shifrat 0-0.
Një sherr masiv ka ndodhur në nisje të pjesës së dytë. Gjithçka nisi me ndëshkimin e Kiryan Nëabuze me të kuq dhe në afërsi të tribunës ka plasur grushti.

Nuk kuptohen shumë detaje për momentin, por ra në sy gjakosje e zëvendës trajnerit të Bylisit, Bekim Kuli.