Ballina Shëndetësia Studimi/ Helmi i bletës vret qelizat agresive të kancerit të gjirit në...

Studimi/ Helmi i bletës vret qelizat agresive të kancerit të gjirit në 60 minuta

Për mijëra vjet, njerëzit kanë përdorur mjaltë, propolis dhe helm nga bleta europiane ‘Apis mellifera” si ilaçe. Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar në testet laboratorike se helmi i bletës dhe përbërësi i saj aktiv, melittin, janë toksikë për një gamë të gjerë të tumoreve duke përfshirë kancerin e mushkërive, vezoreve dhe pankreasit.

Në studimet laboratorike që u bënë nga Shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve Mjekësore Harry Perkins në Perth, Australi dhe në Universitetin e Australisë Perëndimore, rezulton se përbërësi aktiv i helmit të bletës vrau me shpejtësi dy lloje të qelizave të kancerit të gjirit që janë veçanërisht të vështira për t’u trajtuar. Në mënyrë thelbësore, toksina la qelizat e shëndetshme të padëmtuara.

“Helmi ishte jashtëzakonisht i fuqishëm”, thotë Dr. Ciara Duffy, e cila drejtoi kërkimin shkencor. “Ne zbuluam se melitina mund të shkatërrojë plotësisht membranat qelizore të kancerit brenda 60 minutash.”

Studimi gjithashtu tregoi se helmi nga bletët, i cili nuk përmban melittin, nuk shkatërron qelizat kancerogjene.

“Ne pamë se si helmi i bletës dhe melitina ndikojnë në rrugët e sinjalizimit të kancerit, mesazhet kimike që janë thelbësore për rritjen dhe riprodhimin e qelizave kancerogjene dhe gjetëm se shumë shpejt këto rrugë sinjalizimi u mbyllën”, shtoi Dr. Duffy.

Miksimi i melitinës dhe kimioterapisë

Meqenëse melitina krijon vrima në membranat qelizore, ajo gjithashtu mund të lejojë që ilaçet ekzistuese të kimioterapisë të depërtojnë dhe të shkatërrojnë qelizat kancerogjene.

Për të provuar këtë mundësi, studiuesit trajtuan një model miu të kancerit të gjirit me një kombinim të melittinës dhe një ilaçi të quajtur doketaksel. Kjo rezultoi më efektive në tkurrjen e tumoreve sesa vetëm doketakseli ose melitina.

Mjekët potencialisht mund ta përdorin këtë strategji për të rritur efikasitetin ose për të zvogëluar dozën e ilaçeve të kimioterapisë, duke zvogëluar kështu efektet anësore të dëmshme.

Autorët e studimit vërejnë se helmi i bletës është relativisht i lirë dhe lehtësisht i arritshëm, duke e bërë atë një mundësi të mirë për trajtimin e kancerit në vendet me shërbime shëndetësore me burime të dobëta.

“Helmi i Bletës është në dispozicion globalisht dhe ofron mundësi trajtimi me kosto efektive dhe lehtësisht të arritshme në rajone të largëta ose më pak të zhvilluara. Kërkime të mëtejshme do të kërkohen për të vlerësuar nëse helmi i disa gjenotipeve të bletëve ka aktivitete më të fuqishme ose specifike antikancerogjene, të cilat më pas mund të shfrytëzohen”– thonë ata.

Kjo linjë e hulumtimit është në fillimet e saj, me studiuesit që akoma nuk kanë kryer prova klinike tek njerëzit për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e melittinës për trajtimin e kancerit të gjirit.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Grenell viziton sot Prishtinën/ Në fokus marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhë

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell viziton sot Prishtinën. Ai është pjesë e delegacionit që që...

Shëndrit Jahiu: “Për shkak të parimeve, PVD hakmaret ndaj meje duke…”

Këshilltari komunal në komunën e Preshevës nga radhët e PVD-së në një shkrim në rrjetin social Facebook ka shkruar arsyen e tij pse...

Përfundon me sukses gara e peshkimit me tapë “Rahovica 2020”

Përfundon me sukses gara e peshkimit me tape ,,Rahovica 2020”.Më poshtë mund ta lexoni njoftimin nga organizatorët e kësaj gare e cila...

Lëvizja për Reforma fillon riformatimin – Paralajmëron për një standard të ri demokratik

Sonte në ambientet e zyrës së Lëvizjes për Reforma, u mbajt mbledhja Këshillit Inicues i Lëvizjes për Reforma.Në njoftimin e Lëvizjes për...