Ballina Lajme Bota Studimi amerikan: Shija dhe nuhatja mund të mos kthehen deri në 5...

Studimi amerikan: Shija dhe nuhatja mund të mos kthehen deri në 5 muaj pas infeksionit Covid-19

Nuhatja dhe shija e njerëzve që e kanë humbur pas infektimit me COVID-19, si një prej simptomave të prekjes nga virusi, mund të mos kthehet deri në pesë muaj pas infektimit. Sipas një studimi të publikuar ditën e djeshme nga Akademia Amerikane e Neurologjisë, humbja e shqisës së shijimit dhe të nuhatjes është një simptomë e zakontë te shumë persona që rezultojnë pozitivë me koronavirus. 8 nga 10 persona pranuan se kishin humbur të paktën njërën prej këtyre ndjesive, pra ose nuhatjen ose shijimin.
Studimi amerikan i kësaj Akademie përfshiu 813 punonjës të kujdesit shëndetësor të cilët rezultuan pozitivë për COVID-19. Secili person plotësoi një pyetësor në internet dhe një provë në shtëpi për të vlerësuar shqisën e tyre të shijes dhe nuhatjes, në një shkallë nga 0 në 10, mesatarisht pesë muaj pas diagnozës. Pesë muaj më vonë, kur u testuan një provë në shtëpi, 17% e njerëzve thanë se kishin ende humbje të nuhatjes dhe 9% e njerëzve kishin humbje të shijes, sipas studiuesve.
“Rezultatet tona tregojnë se nuhatja dhe shija e humbur për shkak të Covid mund të qëndrojë edhe mbas 5 muajsh pasi njerëzit janë rikuperuar nga Covid-19”, tha në një deklaratë Dr. Johannes Frasnelli i Universitetit të Quebec. /Mekuli

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Boban Iliç u dorëzua në burg

Brenda afatit ligjor që Gjykata Themelore e Kumanovës e mori që i dënuari për shkeljen për vdekje të Almirit 4 vjeç, Boban...

Shkon në mbi 70 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 2.886 mostra të dyshuara me COVID-19

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...