Ballina Lajme Studim: Vaksinat ulin transmetimin e Covid-19

Studim: Vaksinat ulin transmetimin e Covid-19

Vaksinat po ulin përhapjen e koronavirusit në Britaninë e Madhe dhe sipas shkencëtarëve po provojnë se ato janë zgjidhja për t’i dhënë fund pandemisë.

Një studim i Universitetit të Oksfordit tregoi se personat e imunizuar edhe me një dozë të vetme të vaksinës AstraZeneca përbëjnë më pak rrezik për të infektuar të tjerët.

Përveç efektit në transmetueshmërinë e virusit, u zbulua se një dozë e vaksinës AstraZeneca ofron 76 për qind mbrojtje në tre muajt e parë.

Studimi gjithashtu tregoi se efikasiteti i vaksinës rritej në 82 për qind me marrjen e dozës së dytë, 12 javë pas të parës.

Britania ka vaksinuar gati 10 milionë persona ose 1 në 60 banorët e saj dhe është drejt objektivit për ta imunizuar shpejt popullatën për të ndaluar përhapjen e mutacioneve të koronavirusit.

Varianti i ri britanik detyroi të martën Holandën të zgjatë masat e izolimit deri më 2 mars, me të shkollat dhe bar-restorantet mbyllur, ndërsa qytetarët lejohet të ftojnë jo më shumë se 1 person tjetër në ditë në shtëpinë e tyre.

Përshpejtimi i fushatës së vaksinimit dhe prodhimi i vaksinave brenda vendit u diskutua një ditë më parë edhe në një tryezë ekspertësh me presidentin e Francës, Emanuel Makron.

“Brenda pak javësh, në fillimin e marsit, do kemi vaksinuar 80 për qind ose 500 mijë banorë në shtëpitë e të moshuarve që kanë thënë se e duan vaksinën. Do imunizohen edhe qytetarët mbi 75 vjeç, ndërsa në fund të verës çdo francez do e ketë në dispozicion vaksinën nëse e kërkon.”– thotë Macron.

BE-ja ka prokuruar deri tani mbi 2 miliardë doza nga gjashtë prodhues të njohur vaksinash si Pfizer, AstraZeneca, Moderna, CureVac, Johnson & Johnson dhe me Sanofi-n e Francës.

Ndërkohë po merret parasysh edhe vaksina ruse, “Sputnik V”, e cila në teste ka rezultuar mbi 91 për qind efikase kundër kovidit-19.

“E kemi biseduar me presidentin e Rusisë. Ka të dhëna të mira nga vaksina ruse dhe në BE ne e mirëpresim çdo alternativë, nëse do e merrte miratimin e Agjencisë Europiane të Barnave,” deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Testohet ulja e avionëve në Aeroportin e Kukësit

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Kanceri i gjirit është bërë kanceri me i përhapur tek njerëzit.Edhe pse njihej si sëmundje vdekjeprurëse kanceri i mushkërive, tani ky lloj...

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.Kurti në një konferencë për...

Përshëndetje nga Gjermania: Një Lajçak për Serbinë

Nga Baton HaxhiuKandidati për kryeministër, Albin Kurti, bëri shtetarin duke përkujtuar një moment mesjetar të Besëlidhjes së Madhe, të epokës së Skënderbeut....