Ballina Lajme Maqedonia Spitali mobil pranë Qendrës Klinike në Shkup plotësisht funksional në javën e...

Spitali mobil pranë Qendrës Klinike në Shkup plotësisht funksional në javën e ardhshme

Në qarkun e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive është vendosur spitali i lëvizshëm për pranimin e pacientëve me coronavirus. Spitali do të ketë 130 shtretër dhe kushte të përshtatshme, me tualete, dushe. Do të jetë plotësisht funksional javën e ardhshme.

Spitali mobil është i ndërlidhur me Klinikën Infektive dhe do të plotësojë kapacitetin e saj. Në vendosja e tij, që ka zgjatur më pak se shtatë ditë, ishin të përfshirë Bashkia e Shkupit, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes.

Lokalitetin ku është vendosur spitali mobil, e vizituan sot zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.

Spitali i lëvizshëm është vendosur në zonën ku ishin barakat e ish-konviktit “Medicinar”, të cilat Bashkia e Shkupit i rrënoi dhe e rregulloi ambientin.

Me këtë spital në mënyrë plotësuese rriten kapacitetet për hospitalizim të personave të infektuar me Covid-19.

Ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë, sistemi shëndetësor në vend është i gatshëm të pranojë numër më të madh të pacientëve sesa ata që trajtohen aktualisht në spitale, si dhe për pikun e coronavirusit në vend, i cili sipas vlerësimeve pritet nga fundi i muajit.

Ekzistojnë më shumë se 1.000 shtretër spitalor në dispozicion për shtrimin në spital të pacientëve me koronavirus edhe atë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive me me kapacitete shtesë, SPQ “8 Shtatori”, Pavionet e sëmundjeve infektive në Shtip, Gostivar dhe Veles, Instituti për sëmundjet e mushkërive në Kozle, ndërtesa ndihmëse e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në Demir Kapi, si dhe kapacitetet e ofruara nga spitalet private.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë...

Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës

Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në...

Barku i fryrë dhe i fortë: Të gjitha shkaqet, simptomat dhe si ta parandaloni atë

Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta...

14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.Nga sot e deri më 12...