Ndonëse u rrah keq nga Poirier, Conor McGregor është ende në qendër të vëmendjes kur bëhet fjalë për artet marciale.
Ish-kampioni i botës në UFC së fundmi ka marrë një ofertë të shkëlqyer, shkruan “Zeri.info”.
Bëhet fjalë për një përballje boksi me Floyd Mayweatherin, pensionistin i cili nuk di për humbje në karrierën e tij.
Sigurisht, kjo nuk është zyrtarizuar ende, por nëse do të zhvillohej, do të ishte një spektakël.
E veçanta e kësaj është se supozohet që kjo përballje e tillë të zhvillohet në një jaht super luksoz.
Sigurisht, tifozët do të ishin njerëz të caktuar dhe super të pasur.
Ndërkaq, pjesa tjetër do të mund ta shikonte këtë duel vetëm në televizor. /Zeri.info