Spasovski: Masa të reja kufizuese vetëm nëse nuk respektohen masat e tanishme

Maqedonia

Kryeministri teknik Oliver Spasovski në ‘Top tema’  tha se masa të reja të kufizimit varen nga disiplina e qytetarëve.

“Do të ketë kufizime të reja vetëm nëse nuk respektohen masat”, tha Spasovski.

Ai foli edhe për ndalesat e lëvizjes gjatë fundjavave nga ora 16:00 deri në ora 5 e mëngjesit tha se në MPB tashmë po i bën gati kallëzimet penale.

Sipas Spasovskit, prioriteti i Qeverisë është shëndeti dhe jeta e qytetarëve dhe për këtë shkak pjesa më e madhe e resurseve kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe zvogëlimin e rrezikut nga përhapja e coronavirusit.

“Në këtë mënyrë do të jemi më efikas në ekonomi, për shkak se sa më shpejt vendoset kontrolli, aq më mirë do të jetë për ekonominë”, tha Spasovski.