Ballina Lajme Maqedonia Spasovski: Është miratuar dekret për ndihmë financiare për punëtorët

Spasovski: Është miratuar dekret për ndihmë financiare për punëtorët

Qeveria ka miratuar dekret që legalizon mbështetjen financiare për personat fizik që janë të vetëpunësuar dhe të prekur nga kriza ekonomike për shkak të coronavirusit, tha kryeministri teknik Oliver Spasovski.

Siç theksoi kryeministri, dekreti i përfshin edhe zejtarët që mund të marrin maksimum deri në 14.500 denarë në muaj, ndërsa ndihma financiare do të paguhet për muajt prill dhe maj.

Kushtet e aplikimit, siç tha Spasovski, do të publikohen në faqen e internetit të qeverisë pas hyrjes në fuqi të dekretit.

Spasovski gjithashtu tha se qeveria do të mbrojë qytetarët dhe ekonominë e vendit.

“Qeveria vendos masa ekonomike për gjithsecilin që është i prekur nga kriza. Qeveria po bën përpjekje për mbrojtjen e çdo vendi të punës”, tha Spasovski duke shtuar se me këtë përveç që mbrojmë qytetarët, do të mbrohet edhe ekonomia e vendit.

Në lidhje me pushimet nga puna gjatë krizës, Kryeministri thekson se në këtë rast punëtorët nuk duhet të nënshkruajnë marrëveshjet e largimit.

“Bëj thirrje që punëtorët të mos largohen nga puna, dhe që punëtorët të mos nënshkruajnë marrëveshjet për largim, shteti i ndihmon punëtorët dhe punëtorët të mos nënshkruajnë, ekziston ligj që i mbron ata dhe ata mund të mos shkojnë në punë dhe ato shfrytëzojnë 50 ose 70 përqind të pagës së tyre” tha Spasovski.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë...

Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës

Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në...

Barku i fryrë dhe i fortë: Të gjitha shkaqet, simptomat dhe si ta parandaloni atë

Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta...

14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.Nga sot e deri më 12...