Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
”Ju njoftoj se nesër (e hënë, 01 shkurt, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021”, ka thënë ai.
Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike më 3 shkurt nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit.