Sot fillon faza 1/16 e Euro 2020, këto janë ndeshjet që zhvillohen

Sport

Kampionati Evropian ka hyrë në fazën e ndeshjeve me eliminim direkt. Sot starton faza e ndeshjeve me eliminim direkt në Euro 2020.

Pas përfundimit të fazës së grupeve, janë caktuar çiftet e ndeshjeve 1/16 të Kampionatit Evropian dhe spektali do të fillojë sot.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje, Uells – Danimarkë nga ora 18:00 dhe Itali – Austri nga ora 21:00.

Ndeshje më e baraspeshuar shihet ajo me Uellsit dhe Danimarkës duke marrë parasysh cilësinë e përafërt të dyja Kombëtareve.

Italia llogaritet favorit në letër ndaj Austrisë pasi po kalojnë në një formë fantastike, por edhe austriakët do të japin maksimumin të shkaktojnë befasi.