Sot Ekuinoksi i Pranverës, Dita Barazohet me Natën dhe Gjithçka Nis të Lulëzojë

Lugina

Dita e sotme shënon nisjen zyrtarisht të Pranverës, ku dita barazohet me natën dhe nis të jetë më e gjatë.

I cilësuar si ekuinoksi i marsit, kjo ditë sjell ndryshimin e kohëzgjatjes së ditës për mbarë njerëzimin.

Sipas Meteo Tirana, ekuinoksi nis në orën 4:51 me orën lokale ku pritet që dita të errësohet më vonë.

Kjo është periudha e rigjallërimit të natyrës dhe shpresës ku gjithçka nis të lulëzojë. Pemët çelin lulet e tyre për të sjellë frutat gjatë vitit.

Toka dhe punët e bujqësisë

Ekuinoksi në astronomi është çasti kohor kur qendra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejt sipër ekuatorit tokësor. Dita e parë e pranverës do të zgjasë 12 orë e pesë minuta. Dielli do të lindë në orën 5 e 39 minuta.

Shqiptarët, fillimin e pranverës e kanë të lidhur me tokën dhe punët e bujqësisë. Për vende si Turqia dhe India ajo konsiderohet një feste familjare, ndërsa për popullin iranian ekuinoksi i pranverës shënon ditën e parë të vitit.

Ekuinoksi në astronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qendra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejt sipër ekuatorit tokësor.

Dita dhe Nata të barabarta me 12 orë

Thuhet edhe kur dielli bie në pus, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. Gjatë baraznetëve, dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim.

Ekuinokset ose baraznetët mund të mendohen edhe si pika në qiell. Edhe pse drita e ditës bën që yjet të mos shihen, duke e bërë të vështirë vendndodhjen e Diellit në lidhje me trupat e tjerë qiellorë, Dielli ka një vendosje të përcaktuar lidhur me yjet e tjerë.

Ndërsa Toka rrotullohet rreth Diellit, vendndodhja e dukshme e diellit zhvendoset në një rreth të brendshëm gjatë një viti. Ky rreth quhet ekliptikë, dhe është edhe rrafshi i orbitës tokësore drejtuar mbi sferën qiellore.