Sonte na presin këto ndeshje interesante në Angli, Itali e Gjermani, kemi edhe përballje shqiptarësh

Sport



Të martën (sot) do të luhet ndeshja e parë e xhiros së 27-të në Premierligë me ç’rast lideri Manchester City do të pres në “Etihad” ekipin e Wolverhampton Wanderes me fillim nga ora 21:00, shkruan Zeri.info.
“Citizens” prinë në ligë me 62 pikë, derisa Wolves gjenden në pozitën e 12-të me 34 pikë.
Në Serie A do të zhvillohen dy ndeshje, skuadra e shqiptarëve (Vedat Muriqit dhe Thomas Strakoshas), Lazio do të jetë nikoqir i Torinos së Mërgim Vojvodës e Samir Ujkanit, ndeshje që fillon në ora 18:30.

Lazio është në vendin e shtatë me 43 pikë, ndërsa Torino pranë fundit së tabelës në pozitën e 17-të.
Ndeshja tjetër në futbollin italian është kampioni aktual Juventus që pret Spezian në mbrëmje nga ora 20:45.
Kampioni aktual Juventus në Serie A pozicionohet në pozitën e tretë, kurse Spezia e Ardian Ismajlit (reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë), janë në vend të 14-të.
Në Gjermani në këtë mesjavë do të përballen Borussia Monchengladbach dhe Borussia Dortmund në kupën “DFB” në çerekfinale, nga ora 20:45. /Zeri.info