Ballina Lajme Sonda Tianwen-1 kryen rregullime orbitale rreth Marsit

Sonda Tianwen-1 kryen rregullime orbitale rreth Marsit



Sonda Tianwen-1 kryen rregullime orbitale rreth Marsit
Sonda Tianwen-1 e Kinës kreu të hënën një manovër orbitale rreth Marsit pasi u bë anija e parë hapësinore kineze për të eksploruar një planet jashtëtokësor, njofton “Xinhua”.

Një motor 3000N u ndez për të siguruar se trajektorja e sondës kalon polet e Marsit. Periareioni, pika në orbitë që është më afër Marsit, u rregullua në 265 km, sipas Administratës Kombëtare të Hapësirës të Kinës (CNSA).

Anija kozmike do të kryejë disa rregullime të tjera orbitale për të hyrë në një orbitë parkimi, njoftoi CNSA.

Sonda, duke përfshirë një orbitë, një zbarkues dhe një trasportues, hyri me sukses në orbitën e Marsit më 10 shkurt pas një udhëtimi gati shtatëmujor nga Toka.

Zbarkuesi që mban transportuesin pritet të ulet në Mars në maj ose qershor. Inxhinierët dhe shkencëtarët kinezë të hapësirës kanë zgjedhur një rajon relativisht të rrafshët në pjesën jugore të Utopia Planitia, një fushë e madhe, si një zonë e mundshme uljeje. Transportuesi do të lirohet pas uljes për të kryer zbulime shkencore.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ndërpritet konferenca e Koemanit, i ndodhi e papritura

Ronald Koeman e ka braktisur konferencë për media para kohe.Teksa po fliste për ndeshjen e nesërme me Sevillën, nisën t’i rrjedhin hundët...

Alternativa Demokratike Shqiptare dorëzon listën për zgjedhjet e 28 Marsit/Çertifikohen me nr.6

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,Sot u finalizuan procedurat teknike rreth përpilimit të dokumentacionit dhe dorëzimit të listës së kandidatëve në...

Merkel refuzon të vaksinohet: Jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar

Merkel ka refuzuar që të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca apo Biontech duke i lënë radhë më të moshuarve apo...

Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska është dënuar me 4 vjet burg.Dënimi bëhet në rastin “Target-Fortesa” për shkak të përgjimeve...