Ballina Shëndetësia Soda e bukës kundër inflamacionit dhe sëmundjeve

Soda e bukës kundër inflamacionit dhe sëmundjeve

Kur mendoni për ushqimet që largojnë inflamacionin dhe forcojnë imunitetin me siguri mendja ju shkon tek ato më të pasurat me vitamina.

Fruta, perime, arrorë, lloje të peshkut, mishit apo bime e erëza të caktuara, të gjitha të pasura me vlera për shëndetin.

Megjithatë në këtë artikull do të flasim për një tjetër përbërës ushqimor tek i cili nuk ju ka shkuar mendja se mund të jetë ndihmë në forcimin e imunitetit.

Si qëndron e vërteta?

Në një studim të vitit 2018 publikuar në Journal of Immunology, thuhet se soda e bukës ka veti antiflamatore.

Gjithsesi ka disa mënyra të caktuara se si duhet ta përdorni atë për ta siguruar këtë efekt.

Konsumimi i një gote ujë me sodë të tretur për një periudhë të caktuar kohe ndihmon në shërimin e disa sëmundjeve autoimune, inflamacionin duke përfshirë artritin reumatoid.

Duhen rreth dy javë konsum të kësaj tretësire për të forcuar qelizat imune e për të çuar më pas në uljen e inflamacionit.

Soda e bukës gjithashtu është treguar për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave të tjera të tilla si urthi, problemet me stomakun dhe problemet me veshkat.

Sigurisht, nuk duhet të përdoret në vend të ilaçeve të tjera veçanërisht ato të përshkruara nga mjeku.

Gjithashtu mund të mos ketë të njëjtat efekte tek të gjithë pasi shpesh varet nga rrethanat dhe organizmi në të cilin vepron.

Mënyra e përgatitjes

Në 500 ml ujë tresni gjysmë luge çaji sodë buke dhe konsumoni pak nga pak.

Nëse nuk mund ta konsumoni të gjithë këtë sasi, ekspertët ju sugjerojnë që ta përgjysmon, pra në një gotë ujë shtoni pak sodë buke dhe konsumoni.

Këshillohet që ta ndiqni këtë rutinë për 2 javë dhe jo më shumë se 1 muaj.

Me gjasa do të përjetoni disa efekte anësore në stomak për shkak të veprimit të këtij përbërësi, gjithashtu evitoni edhe konsumimin e tij me stomak bosh./Agroweb/

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Boban Iliç u dorëzua në burg

Brenda afatit ligjor që Gjykata Themelore e Kumanovës e mori që i dënuari për shkeljen për vdekje të Almirit 4 vjeç, Boban...

Shkon në mbi 70 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 2.886 mostra të dyshuara me COVID-19

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...