Ballina Lajme Bota Skandali që ka tronditur Serbinë/ Një tjetër aktore denoncon regjisorin: Më ngacmonte...

Skandali që ka tronditur Serbinë/ Një tjetër aktore denoncon regjisorin: Më ngacmonte seksualisht prej 6 vitesh, por…



Skandali që ka tronditur Serbinë/ Një tjetër aktore denoncon regjisorin: Më ngacmonte seksualisht prej 6 vitesh, por…
Iva Ilinçiç, është një tjetër aktore që ka denoncuar profesorin e saj të aktrimit Mirosllav Alleksiç, pas aktores Milena Radulloviç. Në një rrëfim për mediat 24-vjeçarja ka thënë se për 6 vitë rresh është ngacmuar nga profesori i saj.

Sipas saj në atë kohë ka qenë e re dhe nuk e kishte kuptuar dhe për këtë gjë nuk i kishte treguar askujt as familjes, të dashurit dhe shoqërisë.

“Para disa vitesh i thashë vetes ‘Jo, Iva! Mika (Mirosllav Alleksic) nuk të ka çelikosur për aktrim, nuk të ka testuar si aktore, por të ka keqpërdorur. Shumë të ka keqpërdorur! Dhe i ka keqpërdorur shumë të tjera. Dhe do t’i keqpërdorë. Kurrë s’do të ndalet. Fatmirësisht nuk jam e përdhunuar, s’kam përvojë të tillë, por vazhdimisht jam ngacmuar seksualisht. Gjashtë vjet kam heshtur. Askujt nuk i kam thënë gjë. As nënës, as babait, as të dashurit të atëhershëm, të tanishëm… Askujt. Më vinte turp, e turpin e tij e mora mbi vete, ndihesha si bashkëpjesëmarrëse. Kam qenë e re, nuk e kam kuptuar se nuk kam qenë bashkëpjesëmarrëse, por viktimë e një njeriu tejet finok,”-ka thënë ajo.

Mirosllav Alleksiç është arrestuar ditën e djeshme, pas akuzave që i janë bërë nga aktorja Milena Radulloviç, e cila ka dalë publikisht duke thënë se për vite ai ka abuzuar me të. Sipas mediava Alleksiç dyshohet për tetë përdhunime. Ati i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shkak se mund të përsërisë veprat dhe të ndikojë në dëshmitarë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Kosovë/ Një polic i vrarë, dyshohet për vetëvrasje

Një polic është gjendur pa shenja jete në Pejë, përgjatë ditës së hënë në orën 16:20.Bëhet me dije se personi në fjalë...

Eshtë një kategori njerëzish që mund të ketë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID

Sipas një studimi të fundit nga specialistët e shëndetit, personat që janë mbipeshë prodhojnë rreth gjysmën e antitrupave që prodhojnë personat em...

Në Shqipëri, 19 viktima dhe mbi 980 raste të reja me COVID-19

Rastet e reja të të prekurve me COVID-19 dhe humbjet e jetëve mes pacientëve që po trajtohen në spitalet e vendit vazhdojnë...