Ballina Shkencë & Teknologji Si të zgjidhësh kubin e famshëm: Pesë përfitimet e rëndësishme prej tij

Si të zgjidhësh kubin e famshëm: Pesë përfitimet e rëndësishme prej tij

Kubi i Rubikut u shpik në vitin 1974 nga skulptori dhe profesori hungarez i arkitekturës, Erno Rubik, për të ndihmuar studentët të mësonin dimensionet hapësinore
Fillimisht u quajt Kubi Magjik ndërsa në vitin 1980 doli në treg si lodër duke u bërë një nga lodrat më të shitura të të gjitha kohërave. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk e zgjidhin dot Kubin e Rubikut dhe përfundojnë duke hequr dorë.

Nuk dihet numri i saktë i njerëzve që mund ta zgjidhin, por mendohet diku te 6% e popullsisë në botë.
“Enigma” e kubit mund të zgjidhet me disa lëvizje. Rekordi botëror i zgjidhjes më të shpejtë i takon Yusheng Du, nga Kina, i cili në nëntor të vitit 2018, bashkoi ngjyrat e të gjithë faqeve të kubit për vetëm 3.47 sekonda. Ju ndoshta nuk do ta mundni rekordin e Yusheng Du, por do të keni të tjera përfitime

Përmirëson kujtesën
Zgjidhja e kubit përmirëson memorien e muskujve. Kjo është pjesa e trurit që kujton mësimet pas përsëritjes. Aktivitetet që përdorin memorien e muskujve janë shkrimi në tastierë, vendosja e numrave PIN, luajtja në piano, artet marciale, madje edhe përdorimi i biçikletës.
Përmirëson reflekset

Lojërat si Kubi i Rubikut zhvillojnë reflekse të mprehta dhe koordinim të pabesueshëm të syve. Këto reflekse ju ndihmojnë të identifikoni vizualisht artikujt, të lexoni më shpejt dhe të vini re më mirë ngjyrat.
Përmirëson zgjidhjen e problemeve
Jeta ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve. Baza për këtë aftësi është ndarja e një çështjeje në pjesë më të vogla dhe adresimi i secilës çështje një nga një. Me mbi 43 mundësi lëvizjesh për t’u përdredhur dhe kthyer, Kubi i Rubikut mund të mendohet si një mini-univers plastik. Kur uleni dhe zgjidhni enigmën, duhet të përqendroheni dhe të ktheni secilën pjesë, ndërsa kuptoni se çdo kthesë ndikon te lëvizjet pasuese.
Përmirëson durimin

Mësohuni! Kjo Kubi i Rubikut kërkon këmbëngulje. Mund të duhen orë për t’u zgjidhur.
Përmirëson përqendrimin
Kur zgjidhni Kubin e Rubikut, duhet të përqendroheni. Gjatë zgjidhjes së tij, qelizat e trurit qëndrojnë të aktivizuara. Kubi gjithashtu përmirëson aftësitë e hartës njohëse të trurit. Kubi është një shembull i asaj që quhet problem konfigurimi, shembulli më i njohur i të cilit përfshin gjetjen e mënyrës më efikase për të riorganizuar kutitë e grumbulluara në një depo.
Si ta zgjidhni? Epo, duhet të përpiqeni vetë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ojq “Vizioni” dhuroi uniformat për Sh.M. “Sezai Surroi” Bujanoc

Sot në shkollën e mesme " Sezai Surroi " dhuruam uniformat për nxënësit e drejtimit të mjeksisë.Bashkarisht me kryetarin e KKSH z.Ragmi...

Të gjithë e shijojmë dhe na pëlqen aroma, por me siguri nuk i dinit këto 6 ‘sekrete’ të kafes turke

Të gjithëve na ndodh që dita jonë të nisë me konsumimin e një kafeje në mëngjes, kjo ndoshta na hap sytë dhe...

Ditë zie për Flori Mumajesin

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më të dashur të familjes, nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur...

Akademia e Shkencave të Shqipërisë vjen me tri vepra madhore albanologjike

Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes...