Si të ulni në 5 minuta tensionin e gjakut

Shëndetësia

Revista e Shoqatës Amerikane të Zemrës ka publikoi prova që dëshmojnë se Trajnimi i Forcës së Muskujve përmes Rezistencës të Lartë (IMST), mund të jetë një element kyç në mbrojtjen e të rriturve nga sëmundjet kardiovaskulare.

Një studim i ri tregon se një ushtrim 5-minutësh në ditë, që përshkruhet si një “trajnim force për muskujt e frymëmarrjes”, e ul ndjeshëm tensionin e gjakut, përmirëson shëndetin e enëve të gjakut, dhe është diçka që mund të praktikohet çdo ditë.

IMST u krijua në vitin 1980 për t’i ndihmuar pacientët që vuanin nga sëmundje të rënda të frymëmarrjes. Ai përfshin nxjerrjen e ajrit përmes një pajisjeje që ofron rezistencë. “IMST mund të kryhet shumë lehtë brenda 5 minutash, edhe kur jeni duke parë televizorin.”

Daniel Kreighed, ndihmës studiues në Departamentin e Fiziologjisë Integruese dhe kolegët e tij kanë shqyrtuar se një protokoll më i shkurtër, që përfshin 30 frymënxjerrje në ditë me rezistencë të lartë në 6 ditë të javës, mund të ofrojë të njëjtat përfitime për performancën kardiovaskulare, njohëse dhe atletike.