Si mund të bëhesh finlandez për 90 ditë?

Bota Lajme

Finlanda ka marrë më shumë se 5300 aplikime në një muaj për një skemë inovatore që i ofron punonjësve të huaj të teknologjisë dhe familjeve të tyre, shansin që të qëndrojnë në vendin nordik për 90 ditë për të parë nëse duan apo jo ta bëjnë zhvendosjen atje të përhershme. Ne nuk jemi në krye të listave por e dimë se pasi njerëzit vijnë, synojnë të qëndrojnë”, thonë zyrtarët që menaxhojnë fushatën. Ka një konkurencë të madhe globale për talentin ndaj ne duhet të gjenim një zgjidhje kreative”, shtojnë ata. Skema finlandeze 90 ditore ka ndezur interes në SHBA dhe Kanada, shtetas nga të cilat përbëjnë rreth 30 për qind të aplikantëve.

Pjesa tjetër janë të ndarë me më shumë se 50 britanikë e madhe edhe një aplikant nga ishulli në paqësor i vanuatu-s. Pjesa më e madhe kanë familje dhe duan të punojnë në distancë për punëdhënësit e tyre aktualë, të paktën fillimisht, me më shumë se 800 që janë sipërmarrës që kërkojnë të lançojnë startupe, 60 investitorë dhe pjesa tjetër në kërkim të një vendi pune. Finlanda që i ka sjellë botës Nokian, SMS, 5G dhe Linux, ka shumë hapësirë për startupet. Multinacionale si Google, Bayer dhe GE Healthcare po ashtu kanë hapur kampuse në këtë vend.

Skema 90 ditore, tashmë e mbyllur, do ti ofrojë aplikuesve të suksesshëm të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, strehimin, shkollën dhe kopshtin për fëmijët e tyre, dhe rezidencën e përkohshme. I klasifikuar si vendi më i lumtur i botës për tre vite radhazi, finlanda ia ka dalë mbanë të kontrollojë edhe pandeminë e koronavirusit, me një nga shkallët më të ulëta të infektimit në botë.