Ballina Lajme Lugina Si kryetar i VV apo si Kryeministër në detyrë, Thaçi e Kurti...

Si kryetar i VV apo si Kryeministër në detyrë, Thaçi e Kurti s’i ndalin betejat

Hashim Thaçi dhe Albin Kurti nuk i ndalin betejat. Kreu i shtetit e fton në takime në cilësinë e kryetarit të Vetëvendosjes, derisa Kurti pranon të takohet, por thotë se në takim do t’i shkojë si kryeministër në detyrë. Kjo meqenëse më herët kishte deklaruar se si kryetar i VV’së s’ka as interes e as gatishmëri për t’u takuar me Hashim Thaçin.

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, pas rrëzimit të qeverisë Kurti më 82 vota në Kuvend, tashmë ka filluar konsultimet me krerët e partive politike për të diskutuar rreth mundësisë së krijimit të një qeverie të re pa shkuar fare në zgjedhje të reja.

Ftesën zyrtare për takim ia kishte dërguar edhe Albin Kurtit në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilin u takua sot.

Kurti sot ka pranuar që t’i shkojë në zyrë Thaçit edhe përkundër deklarimeve të tij të mëhershme se si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka kurrfarë interesi dhe gatishmërie  që ta takojë Hashim Thaçin.

Një deklaratë të tillë Kurti e kishte dhënë kur presidenti kishte ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike për t’u dakorduar rreth cështjes së dialogut me Serbinë dhe politikës së jashtme.

“Janë dy arsye pse sot nuk do ta zhvillojë takimin e paraparë me Presidentin e Kosovës: E para, sot është dita kur duhet të dëgjohet Vasfija, znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. Është dashur të vijë edhe Presidenti të dëgjojë në Kuvend. Jo të organizojë takime të ndara për të përçarë. Së dyti, Presidenti sot e paska lënë t’i takojë krerët e partive. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk kam as interes e as gatishmëri ta takoj

Presidentin aktual. Si Kryeministër e kam obligim. Takohemi një ditë tjetër kur të mbarojë me partitë”, kishte thënë Kurti.

Megjithatë Kurti edhe përkundër faktit që kishte marrë ftesë në cilësinë e kryetarit të VV’së, i ka kthyer letër Thaçit se në takimin e sotëm do të shkojë në cilësinë e kryeministrit në detyrë.

Por pavarësisht kësaj, pas takimit, presidenti i vendit në një konferencë për media, ka deklaruar se e ka takuar Albin Kurtin si kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të gjitha partitë politike përveç Lëvizjes Vetëvendosje, janë pro idesë së krijimit të një qeverie të re duke shfrytëzuar legjislaturën aktuale, pa shkuar në zgjedhje.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë...

Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës

Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në...

Barku i fryrë dhe i fortë: Të gjitha shkaqet, simptomat dhe si ta parandaloni atë

Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta...

14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.Nga sot e deri më 12...