Ballina Lajme Bota Si kaloi nata e parë e shtetrrethimit për francezët?

Si kaloi nata e parë e shtetrrethimit për francezët?

Baret dhe restorantet në rrugët e Parisit dhe 8 qyteteve të tjera të mëdha të vendit u mbyllën të shtunën në orën 21:00 të darkës, pas hyrjes në fuqi të shtetrrethimit të urdhëruar nga Presidenti Emmanuel Macron.

Qëllimi është ulja e ritmeve të larta të infektimit që 24-orëshin e fundit thyen një tjetër rekord brenda pak ditësh prej më shumë se 32 mijë infektimesh të reja, shifra më e lartë ditore në Europë.

Shtetrrethimi prej orës 21:00 të darkës deri në 6:00 të mëngjesit do të qëndrojë në fuqi për një muaj, por pronarët e bizneseve të prekura thonë se rrezikojnë falimentin. Shtetrrethimi ka prekur mbi 20 milionë banorë që jetojnë në qytetet e mëdha.

Në Itali, Kryeministri Giuseppe Conte pritet të shpallë masa të reja këtë të diel duke paralajmëruar mbylljen e aktiviteteve jo-jetike si palestrat, pishinat dhe aktivitetet amatore sportive.

Në Gjermani, Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë sa më shumë të jetë e mundur në shtëpi, për të shmangur rivendosjen e karantinës kombëtare e për të ruajtur ritmet e ulëta të infektimeve.

Në Sllovaki, qindra persona, kryesisht mbështetës të ekstremit të djathtë, protestuan kundër masave shtrënguese. Në fillim të këtij muaji, qeveria shpalli gjendjen e emergjencës anti-COVID.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Vuçiqit e Bërnabiqit s’ju pëlqeu fjalimi i Kamberit në Kuvend, por ky ka disa porosi për ta

Deputeti i listës “Lugina e Bashkuar - SDA Sanxhak”, Shaip Kamberi, në Kuvendin e Serbisë, dje, pas fjalimit të mandateres për qeverinë...

Pozitat e gjumit lidhen me personalitetin tuaj

Muzika që ju pëlqen të dëgjoni, stili që zgjidhni për rrobat tuaja, mënyra se si ju dekoroni shtëpinë tuaj ose mënyra se...

Terapistët tregojnë disa mënyra se si të minimizoni nervozën dhe të zgjidhni problemet

Bëni gjithçka që duhet të bëni që ju ndihmon të qetësoheni. Nëse keni nevojë të largoheni nga dhoma për disa minuta, bëni...

Merret vendimi i fundit/ Mbyllen Universitetet dhe Konviktet? Rakacolli sapo e njoftoi, ja ç’do ndodhë

Zv.Ministrja Mira Rakacolli në një deklaratë për media ka bërë me dije vendimin e fundit të marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve,...