Ballina Lajme Kosova Shtatë persona të prekur me koronavirus në Vushtrri, e fundit një grua...

Shtatë persona të prekur me koronavirus në Vushtrri, e fundit një grua 33 vjeçare

Vushtrria ka hyrë në rrethin e qyteteve me numrin më të lartë të të prekurve nga Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirus.

Në këtë qytet tashmë zyrtarisht janë konfirmuar shtatë persona si të prekur me Covid 19.

Mbrëmë u konfirmua rasti i shtatë ku një grua 32-vjecare nga Pestova raportohet si e infektuar me koronavirus.

Këtë informacion e dha drejtori i shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Qytetarë të dashur të Vushtrrisë!

Sonte është konfirmuar rasti i 7 me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë.

Ju lutemi shumë të ruani vetën e familjen tuaj, ruani qytetin tonë, rri në shtëpi, mbaje distancën mbaje disciplinën e pastërtinë.

Pacientja është rast kontakti, e gjinisë femrore, e lindur më 1988 nga fshati Pestovë.

Urojmë që të gjithë të prekurit me Covid-19 të kenë shërim sa më të shpejtë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë...

Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës

Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në...

Barku i fryrë dhe i fortë: Të gjitha shkaqet, simptomat dhe si ta parandaloni atë

Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta...

14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.Nga sot e deri më 12...