Shqiptarët nga Kosova nuk pyesin për virus, ia mësyejnë bregdetit

Kosova Lajme Shqipëri


Datën e 1 Majit shumë qytetarë nga Kosova kanë vendosur ta kalojnë në bregdetin shqiptar apo atë të Ulqinit.

Pavarësisht pandemisë së COVID-19, mijëra qytetarë nga Kosova, sot qysh në orët e mëngjesit kanë krijuara kolona të gjata në kufirin me Shqipërinë.

Sipas Qendrës Kombëtare për menaxhim kufitar, në Vërmicë kolonat janë 70 deri në 90 të gjata, ndërkaq për të dalë duhet të prisni deri në 15 min.

Ndryshe edhe shteti i Malit të Zi ka hequr taksën prej 15 euro për veturat që hyjnë në këtë vend.