Ballina Lajme Shqipëri Shqipëria e vitit 1918 dhe pandemia e Gripit Spanjoll: Na lejoni t’i...

Shqipëria e vitit 1918 dhe pandemia e Gripit Spanjoll: Na lejoni t’i hapim kafehanet!

Pandemia e gripit spanjoll e vitit 1918, njihet si një nga pandemitë më vdekjeprurëse në histori. Numri i viktimave llogaritet nga 20-50 milionë persona. Kjo pandemi preku edhe Shqipërinë.
Gjatë pandemisë, katundaritë apo bashkitë e Shqipërisë, kanë bërë përpjekje – përmes shpërndarjes së afisheve informuese – për t’iu shmangur infektimit nga virusi vdekjeprurës. Në Arkivin e Shtetit gjenden disa dokumente të Bashkisë së Elbasanit, që tregojnë masat që janë marrë në të periudhe: Informimi për masat parandaluese, ndalimi i grumbullimeve publike, mbyllja e kafeneve, vendosja e shtetrrethimit, ndalimi i lëvizjeve nga njëri qytet në tjetrin apo lëvizja me leje të posaçme…

Një prej dokumenteve interesante është një kërkesë që pronarët e kafeneve në Elbasan, të cilët kërkojnë që të lejohet që të hapin lokalet e tyre që ishin mbyllur me urdhër, si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë. Kërkesa mban datën 25 dhjetor 1918 dhe është përpiluar në zyrën avokatore “A. Sinan & Floqi” në Elbasan. Kjo kërkesë mban nënshkrimin e pesë pronarëve të kafeneve të cilët i kërkojnë nënkryetarit të Katundarisë që të mos ndiqen ‘standarde të dyfishta’ në hapjen e kafeneve.
“Me urdhën të Katundarisë, kafehanat t’ona nga puna e smundjes qi kishte ranë në qytet ishin mbyllë për 10 ditë. Po prej ditës qi u dha urdhni e deri sot kanë kaluar 12 e ma tepër ditë”, shkruhet në letër.
Më tej evidentohet se disa kafene janë hapur me urdhra të veçantë dhe se e njëjta gjë duhej të bëhej edhe për ta.
“Kanë mbetë vetëm kafehanat t’ona pa u çel edhe këjo në dam t’onin, të cilët sikurse e dini me këto kafehana po përmbjamë shtëpijat t’ona. Prandaj nga shkaku i pushimit të sëmundjes edhe pas urdhnit të dhanun qi disa kafehana të çilen, ju lutem fort të jepni urdhën qi edhe kafehanat t’ona të çilen e të punojnë si ma përpara”, mbyllet letra.
Pandemia e Gripit Spanjoll përfundon në prillin e vitit 1920. /Scan/

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.