Shqipëria e fundit në rajon për nga numri i infektimeve të reja me COVID!

Shëndetësia Shqipëri

Sipas të dhënave të publikuar nga “Our World in Data”, Shqipëria renditet e fundit në rajon për nga numri i infektimeve të reja me koronavirus.

Kryeministri Edi Rama e ka shpërndarë “chart-in” e të dhënave duke u shprehur se ky është një moment krenarie për vendin tonë, por nuk ka harruar të shtojë se duhet pasur kujdes që të mos kemi rikthim në një valë tjetër infektimesh siç po ndodh në disa vende fqinje.