Shqipëri: Shifra të larta të infektuarish me Covid, humbin jetën 12 persona

Shqipëri


Në Shqipëri krahasuar me ditët e fundit ku shifrat e të infektuarve me Covid ishin mbi 1 mijë, këtë të hënë është shënuar një ulje e tyre. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid 953 raste të reja dhe kanë humbur jetën 12 persona.

Sipas raportit të orëve të fundit rezulton se nga 3485 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 953 raste të reja.

Ndërkaq betejën me Covid e kanë humbur 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kuçova, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 -76 vjeç.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 684 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,128 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.