Shqipëri/Përfundon procesi i vaksinimit për 2500 bluza të bardha në Shkodër/ Mbi 7 mijë të moshuar mbi 80 vjeç presin të marrin dozën e parë të ‘Pfizer’

Lajme Shqipëri



Përfundon procesi i vaksinimit për 2500 bluza të bardha në Shkodër/ Mbi 7 mijë të moshuar mbi 80 vjeç presin të marrin dozën e parë të ‘Pfizer’
Ditën e sotme ka përfunduar procesi i vaksinimit të bluzave të bardha në Shkodër. Mësohet se 2500 mjekë dhe infermiere kanë marrë dozën e parë të vaksinës ‘Pfizer’.

Ndërkohë sot ka nisur procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 80 vjeç. Vetë të moshuarit shprehen të kënaqur me nisjen e procesit të vaksinimit për to.

‘Jashtëzakonisht, shumë mirë me të tana paramatrat, bëra dhe pushimin. Mirë dukem. Nuk kam asnjë problem, dhe jam i operuar edhe me zemër. U ndjemë shumë mirë dhe që kanë bërë një organizim kaq të mirë, me njerëz të sjellshëm, për fjalë të nderit. ‘- thanë qytetarët.

Në total në të gjithë bashkinë e Shkodrës, janë 7700 të moshuar mbi 80 vjeç, të cilët pritet t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit.

Sakaq, në Shqipëri janë kryer 9104 vaksinime anti-COVID, ku shumicën dërrmuese e zënë bluzat e bardha, të moshuarit nëpër shtëpitë e të moshuarve bashkë me kujdestarët e tyre, disa personalitete dhe dhjetra të tjerë mbi moshën 80 vjeç. Në total që prej janarit në Shqipëri kanë mbërritur 17 mijë doza të vaksinës Pfizer.