Paraditen e kësaj të mërkure është regjistruar një ngjarje e rëndë, ku një bombul gazi ka shpërthyer në shkollën “Ndre Mjeda” të qytet të Shkodrës.
Burime bëjnë me dije se shpërthimi i bombolës ndodhi në momentin kur po bëhej ndërrimi i saj.
Fatmirësisht ngjarja ndodhi gjatë pushimit të ndërrimit të turneve dhe nuk ka pasur nxënës të pranishëm në klasë.
Kujtojmë, se edhe në vitin e kaluar në po të njejtën shkollë ka patur një rast të ngjashëm me atë të sotmin, ku shpërthimi ndodhi në klasën e parë, por fatmirësisht pa asnjë të lënduar.