Ballina Lajme Bota Shpërndarja e vaksinave/ Paralajmësimi i kreut të OBSH: Bota është në prag...

Shpërndarja e vaksinave/ Paralajmësimi i kreut të OBSH: Bota është në prag të një dështimi katastrofik moral



Karantinohet kreu i OBSH-së, pas kontaktit me një të infektuar me COVID: Do punoj nga shtëpia
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha, të hënën, se bota ishte në prag të një “dështimi katastrofik moral” në shpërndarjen e vaksinave COVID-19, duke u kërkuar vendeve dhe prodhuesve të shpërndajnë dozat në mënyrë të drejtë në të gjithë botën.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se perspektivat për shpërndarje të drejtë janë në “rrezik serioz” ashtu si skema e ndarjes së vaksinave COVAX që synon të fillojë shpërndarjen e vaksinave muajin tjetër.

Ai vuri në dukje 44 marrëveshje dypalëshe të nënshkruara vitin e kaluar dhe të paktën 12 janë nënshkruar tashmë këtë vit, raporton Reuters.

“Kjo mund të vonojë dërgesat e COVAX dhe të krijojë saktësisht skenarin që COVAX është krijuar për të shmangur, me grumbullime, një treg kaotik, një përgjigje të pakoordinuar dhe përçarje të vazhdueshme sociale dhe ekonomike”, tha ai.

Një qasje e tillë e la botën më të varfër dhe më të prekshme ndaj rrezikut, tha ai në hapjen e takimit vjetor të Bordit Ekzekutiv në formatin virtual.

“Në fund të fundit, këto veprime vetëm do të zgjasin pandeminë”.

Përleshja globale për vaksina është intensifikuar ndërsa qarkullojnë variante më infektive të virusit.

Tedros përmendi si një shembull të pabarazisë që më shumë se 39 milionë doza të vaksinave janë administruar në 49 vende me të ardhura më të larta, ndërsa vetëm 25 doza ishin dhënë në një vend të varfër.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Pranvera mbërrin në Tiranë, natyra “vesh” kryeqytetin (Foto)

Dimri më në fund i ka lënë vendin stinës së bukur të pranverës. Tirana ka marrë një pamje mbresëlënëse, teksa kanë lulëzuar...

Top 10 deputetët më të votuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje

Në vendin e parë është Vjosa Osmani me 300 mijë e 788 vota.Në të dytin është Glauk Konjufca me 200 mijë e...

Kosovë/ Sot shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë këtë të enjte pritet të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur...

Mjeku Kalo merr vendimin e papritur, largohet nga Komiteti Teknik: Nëse dikush nga kritizerët e gjithologët e ka vendin…

Mjeku Tritan Kalo ka marrë vendimin të largohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.Mjeku bën me dije në rrjetet sociale se kjo ditë...