Shpend Ahmeti merr në telefon Albin Kurtin, ja çfarë biseduan

Lugina

Kryetari i Prishtinës, Shpen Ahmeti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti.

Ahmeti ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, se me Kurtin kanë biseduar për masat e ndërmarra në luftën kundër koronavirusit dhe për atë se çfarë duhet bërë në ditët në vazhdim.

Ky është shkrimi i plotë i Ahmetit:

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin. E informuam njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë. Koordinimi i institucioneve është kyç në këtë betejë të përbashkët. Por edhe koordinimi i qytetarëve për #rriNshpi edhe më shumë.