Shpaloset flamuri kombëtar gjatë marshit në Shkup

Maqedonia



Në Parkun e Çairit ka filluar protesta.
“Pa drejtësi nuk ka liri”, “Liri për vëllezërit tanë”, “Liri – Demokraci”, “Poshtë diktatura” dhe “Jemi autokton” janë disa nga parrullat që thirren gjatë marshimit nëpër rrugët e Çairit.
Në urën e Bit Pazarit është shpalosur edhe flamuri kombëtar dhe protestuesit janë ndaluar.
Në marshin që do të vazhdojë deri para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dërgohet mesazhi për pakënaqësinë për “rastet e montuara gjyqësore kundër shqiptarëve”.

Bëhet fjalë për rastin “Monstra”, “Alfa”, “Almiri 4-vjeçar” dhe “Lagjja e Kumanovës”.
Në këtë protestë, shprehet pakënaqësi edhe ndaj dënimit të protestuesve në protestat paraprake të organizuara për aktvendimin e rastit “Monstra”./TV21