SHKRIMTARI I NJOHUR MEXHID MEHMETI NË “TRIREMA E POEZISË JONIANE”

Uncategorized



Në Manifestimin e përvitshëm tradicional me tiull “Trirema e Poezisë Joniane” që mbahet në qytetin e Sarandës, përveç emrave të poetëve të shquar nga vise të ndryshme shqiptare, mori pjesë edhe shkrimtari me prejardhje nga Presheva, Mexhid Mehmeti.
Shkrimtari Mehmeti prezantoi bukur edhe Kosovën edhe Luginën e Preshevës me prurjet e tij letrare, dhe u nderua me certifikatë pjesëmarrjeje. Po ashtu ishte i intervistuar edhe nga medie shqiptare për veprimtarinë e tij krijuese.
Është me rëndësi të ceket se shkrimtari Mexhid Mehmeti është i prezantuar edhe në librin “Antologjinë e takimit” që është botuar në kuadër të këtij Manifestimi.
Ky menifestim u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve e bashkive të jugut me qendër në Sarandë, e njohur si Klubi i Krijuesve Jonianë.
Ky Manifestim ishte i XV-ti me radhë dhe morën pjesë 18 krijues të zgjedhur nga mbarë etnikumi shqiptar…