SHKRIMTARI BILALL MALIQI DHURON LIBRA PËR SHKOLLËN FILLORE “ZENEL HAJDINI” TË FSHATIT TUPALLË TË MEDVEGJËS…

Lajme Lugina



Edhe shkolla fillore “Zenel Hajdini” e fshatit Tupallë të komunës së Medvegjës ishte përfituese e librave nga shkrimtari dhe njëherit kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), Bilall Maliqi, i cili nga biblioteka e tij personale ndau 20 kopje të librave të autorëve të ndryshëm për bibliotekën e kësaj shkolle.
Kohë më parë shkrimtari Maliqi, ndau edhe një sasi të librave për bibliotekën e qytetit të Medvegjës.
Ai fton të gjithë kolegët e tij krijues të ndajnë libra nga bibliotekat e tyre për shkollat shqipe si në Medvegjë dhe në shkolla të tjera të Luginës…