Ballina Lajme Kosova Shkolla në Lagjën Litesh të Zarbicës

Shkolla në Lagjën Litesh të Zarbicës

Shkruan: Refik HASANI

Liteshi është Lagja e Zarbicës që graviton më së largu duke përfshirë edhe Kitkën e deri në Gurin e Zi. Përveqë shtrirjes më të madhe kishte edhenumrin më të madhë të banorëve në krahasim me lagjet tjera të Zarbicës. Liteshi, po ashtu ishte me numër të banorëve sa ishte përafërsisht sa fshati Suharrën apo fshati Priboc që kishte vazhduar deri pas luftës së II botërore.



Kështu që edhe numri i nxënësve ishte i madhë dhe para ndërtimit të shkollës ishte mbajtur e organizuar mësimi në shtëpi të Halimit të Ibrahimit në një shtëpi të vjetër dhe në shtëpi të Zukës së Shabanit të Hebibëve të quajtur në Litesh.



Miftari i Azemit së bashku me Ademin e Ibrahimit dhe bashkëfshatarë të tjerë kan marrë pjesë aktive në disa aktivitete, e ndër ta është duke e pa që nga Liteshi për vijm në shkollën e Zarbicës ishte mbi dhjetë kilometra njëra rrugë deri në shkollën në Zarbicë, kan ftuar bashkëfshatarët për organizm të ndërtimit të objekti të shkollës në Litesh.



Miftari , ishte kryeplaku i katunit dhe është inciator e kontribuesi që banorët t’i shkollojn fëmijët e tyre dhe është angazhuar drejtëpërdretjë në ndërtimin e objektit të shkollës paralel të ndar fizike në lagjen Litesh në vitin shkollor 1963-1964.



Ndërtimi i shkollës është kontribut kundër prapambeturisë, sepse kështu vazhdimisht ju fliste malësorëve në çdo nejë e takim Miftar HASANI, 1909-1978,veprimtar e humanist i Malësisë së Bujanocit.



Së paku në përvjetorin 60-të e hapjes dhe fillimit të punës 2023-1963, së paku ketë një monografi më të plotë. I lusim të gjithë bashëkëvendasit kudo që jan, por që kan njohuri apo posedojn ndonjë dëshmi, foto, lidhur me inciativën dhe aktivitete që ishin ndërmarrë për ndërtimin e kësaj shkolle ti publikojn.





Pasqyrimi i drejtë i inciativës, ndërtimit dhe punës së kësaj shkolle, do t’i bënte nderë punës së kësaj shkolle në arsimimin e dhe edukimin e brezave të Lagjës Kishali dhe Lagjës Litesh të Zarbicës.



*Autori ka kryer shkollën prej klasës së I-ër deri në klasën e V-të fillore në këtë objekt të shkollës së Liteshit, që ishte paralele e ndarë fizike e shkollës fillore ,,Skënderbeu’’ në Zarbicë. Po ashtu Miftari është babëgjyshi i autorit të këtyre rreshtave.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

E rëndë/ Vdes minatori 49-vjeçar në Bulqizë, mbeti i bllokuar nëntokë (Emri)

Një minator ka ndërruar jetë sot në Bulqizë. Raportohet se ai u bllokua në thellësi të galerisë, duke mbetur në nëntokë.Viktima është...

Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda sot ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.Pas aksionit të sotëm...

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Pavarësia është e pakthyeshme

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën...

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” Preshevë

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë. Komuna e Preshevës - Shtëpia e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë...