Shkëputet ajsbergu gjigand, 20 herë më i madh se Manhattan

Lajme Shkencë & Teknologji

Një ajsberg 20 herë më i madh se sipërfaqja e Manhattan është shkëputur nga Brunt Ice Shelf në pjesën e detit Weddell të Antarktdës.

Ajsbergu me sipërfaqe 490 milje katrore dhe rreth 492 metra i trashë u shkëput pas një çarje të madhe që ishte krijuar përgjatë dekadës që lamë pas. Çarja filloi të bëhej serioze më 2017 dhe kohët e fundit kërcënoi përplasjen me South Georgia.

Ky fenomen sipas studiuesve quhet “pjellje” dhe është një ndër tre çarjet më të mëdha që janë zhvilluar në raftin lundrues.

Aktualisht studiuesit po mbajnë të monitoruar situatën dhe po vlerësojnë çdo ndikim të mundshëm që mund të ketë kjo shkëputje në raftin e akullit.